Vidhen akumulatorët në Manastir, dëmi 10 milionë denarë

Vidhen akumulatorët në Manastir, dëmi 10 milionë denarë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Manastir ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike ndaj katër personave nga Resnja, Manastiri dhe Ohri, të dyshuar për përfshirje në vjedhje të rëndë dhe fshehje të sendeve të vjedhura.

Sipas të dhënave të MPB-së, personat me inicialet M.M. (39) dhe I.B. (19) kanë kryer dy herë vjedhje të rëndë në periudhën nga 1 shkurti deri më 23 prill 2025, në segmentin hekurudhor nga Manastiri deri në fshatin Kremenicë. Ata dyshohet se kanë marrë një sasi të konsiderueshme akumulatorësh, pronë e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, personat D.N. (29) nga Manastiri dhe M.XH. (27) nga Ohri akuzohen se kanë blerë akumulatorët e vjedhur për një shumë të caktuar parash, ndonëse kanë qenë të vetëdijshëm për prejardhjen e paligjshme të mallrave dhe nuk e kanë raportuar rastin në polici.

Dëmi material i shkaktuar nga kjo vepër penale vlerësohet në 10.606.746 denarë.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të akuzuarit e parë.

MARKETING