(VIDEO) Zv/kryeministrja Gërkovska: Në Maqedoninë e Veriut mbahen shumë sekrete
Zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska, thotë se kriminelët janë këmbëngulës në mashtrimin e ligjit dhe sistemit, ndërsa korrupsioni ka efekte shkatërruese në jetën e qytetarëve të cilët me të drejtë janë të zhgënjyer nga efektet e dobëta nga luftimi i korrupsionit. Gjatë debatit për Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë, ajo shtoi se në vend mbahen shumë sekrete publike.
Sllavica Grkovska
“Ne jemi një vend i vogël, me shumë sekrete publike, me shumë pak zgjidhje dhe kjo kontribon në një ndjenjë akoma më të madhe të pafuqisë së qytetarit të thjesht. Vijmë në situata në të cilat ata që ‘ia kanë dalë’, që kanë shfrytëzuar ndikimin dhe pushtetin e tyre, ikin nga ligji”
Grkovska vlerëson se sipas analizave Ligji për konfiskim nuk përputhet me ligjet ekzistuese, dhe se shteti duhet sa më parë ti rregulloj këto probelme, që të ndalohet fitimi i pasurisë në mënyrë të paligjshme.
Sllavica Grkovska
“Ky ligj mbron interesin publik të shtetit. E drejta në pronë është e kufizuar në përputhje me Kushtetutën. Ligji mundëson bashkëpunim ndërkombëtar të lehtësuar. Përfitimet e ligjit për të gjithë shoqërinë paraqesin një vlerë të shtuar. Ky ligj nuk përfaqëson dhe nuk duhet të përfaqësojë zëvendësim për konfiskimin në procedurë penale. Nuk është justifikim që prokurorët në procedurë penale të shmangin. Ky mekanizëm kërkon reagim të shpejtë nga shteti, që pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme të mos përdoret më tutje”
Ajo shtoi se është e vetëdijshme se ka vend për përmirësim në këtë zgjidhje ligjore, e cila ende nuk është miratuar. Megjithatë, ajo beson se e njëjta gjë mund të përmirësohet edhe gjatë diskutimit në legjislativ, por edhe përmes debatit publik.
Propozues i ligjit është Ministria e Drejtësisë, ndërsa me Grupin punues kryeson Sllavica Grkovska, Zëvendëskryeministre për qeverisje të mirë.
Me këtë ligj synohet pamundësohet disponimi i pasurisë dhe përfitime pasurore e cila nuk mund të dëshmohet se është fituar nga burime të ligjshme, gjë që i bën të padobishme veprimet e kundërligjshme dhe mundëson luftë efektive kundër krimit dhe korrupsionit.
Linda Ebibi /SHENJA/