(VIDEO) Zjarri në Vizbeg, aktakuzë kundër tre personave fizikë dhe një personi juridik
Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave fizikë dhe një personi juridik për veprën penale “Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, në lidhje me zjarrin në depon në Vizbeg. Prokuroria ka theksuar se në periudhën nga 28 shkurt 2025 deri më 09 korrik 2025, të akuzuarit në mënyrë të paligjshme kanë lënë, grumbulluar dhe menaxhuar mbeturina të rrezikshme. Mbeturinat sipas prokurorisë, kanë përmbajtur substanca me veti shpërthyese, të ndezshme, irrituese, toksike, kancerogjene dhe ekotoksike në një parcelë kadastrale në Vizbegovë, për të cilën nuk kishin leje përkatëse nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, njoftojnë nga Prokuroria.
TABELË: PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE SHKUP
“Më 09.07.2025 në lokacionin ka shpërthyer zjarr, i cili për shkak të përmasave dhe rrezikshmërisë nuk ka mundur të vihet nën kontroll, me ç’rast është djegur një pjesë e mbeturinave të depozituara në kundërshtim me rregullat. Kjo ka shkaktuar çlirim masiv të tymit të zi dhe ndotje të konsiderueshme të ajrit, të konfirmuar nga matjet e Njësisë për Mbrojtje Atomike, Biologjike dhe Kimike pranë ARM-së”.
Nga prokuroria njoftojnë se pasoja përfundimtare e veprimeve të paligjshme të të akuzuarve është edhe rreziku potencial i shkaktuar për jetën dhe shëndetin e njerëzve.
Ndërkaq ata theksuan se nga hetimi i tyre është konstatuar përgjegjësi tek një pronare dhe drejtuese e personit juridik të akuzuar, dhe se aktakuzë për veprime nga neni 230 paragrafi 6 është ngritur edhe kundër një pronareje tjetër të shoqërisë dhe të parcelës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
/SHENJA/

