(VIDEO) Zjarri në Trubarevë – 30 ditë paraburgim për një të dyshuar, arrest shtëpiak për katër tjerë

(VIDEO) Zjarri në Trubarevë – 30 ditë paraburgim për një të dyshuar, arrest shtëpiak për katër tjerë

Gjykata themelore penale e Shkupit ka caktuar paraburgim 30 ditor për të dyshuarin e parë lidhur me zjarrin në Trubarevë, ndërkaq 3 të dyshuarve të tjerë u është caktuar arrest shtëpiak, kanë njoftuar nga gjykata themelore penale.

GJYKATA THEMELORE PENALE SHKUP

Gjykata themelore penale e Shkupit ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike, duke lëshuar vendim për paraburgim 30-ditor për të dyshuarin e parë në lidhje me kompaninë, objekti i trajtimit të mbeturinave elektronike në Trubarevë, e cila u përfshi nga zjarri ditën e shtunë. Tre të dyshuarve të tjerë u është caktuar arrest shtëpiak”.

Masat për të siguruar praninë e tyre u kërkuan dje nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, si pjesë e hetimit që hapi kundër katër personave fizikë dhe kompanisë. Ata akuzohen për veprën penale të rrezikimit të mjedisit dhe natyrës me mbeturina, në lidhje me zjarrin në Trubarevë. Më herët, gjatë procedurës paraprake, katër të dyshuarve iu shqiptua dy herë paraburgimi për një periudhë të shkurtër prej 48 orësh.

Duke informuar për hetimin e filluar, Prokuroria njoftoi se i dyshuari kryesor në këtë rast nuk ishte regjistruar zyrtarisht si menaxher i kompanisë ku mbeturinat ishin ruajtur në mënyrë të papërshtatshme, por ai në të vërtetë veproi dhe ndërmori veprime ligjore në marrëdhëniet me palët e treta. Nga prokuroria dje njoftuan se hetimi mbi përgjegjësinë e mundshme të individëve të tjerë vazhdon dhe se prokurori publik po lëshon urdhra për të siguruar prova.

Zjarri i madh në Trubarevë shpërtheu më 13 shtator në objektin e firmës “F-Grupacioni”. Zjarr nga i cili 4 persona duke përfshirë banorë të asaj zone, dhe përfaqësues të institucioneve që ishin në teren për monitorim të situatës, përfunduan në klinikën e toksikologjisë për të marrë ndihmë mjekësore nga përkeqësimi I gjendjes së tyre shëndetësore për shkak të thithjes së tymit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING