(VIDEO) Zjarrfikësit shpëtuan një person që kishe rënë në lumë!

(VIDEO) Zjarrfikësit shpëtuan një person që kishe rënë në lumë!

Zjarrëfikësit, përveç shuarjes së zjarreve pyjore, në 24 orët e fundit janë angazhuar edhe për punë të tjera. Qendra për Menaxhimin e Krizave informojnë se, katër zjarrëfikës të Manastirit me një automjet zjarrfikës nga ora 18:45 deri ora 19:35, kanë intervenuar në nxjerrjen e një përsoni i cili ishte rrëzuar në lumin Dragor tek vendi “Sali Most” mirëpo nuk kishte lëndime të rënda.

Ndërkaq zjarrfikësit e Prilepit me një automjet zjarrfikës ditën e diel, nga ora 12 deri në ora 13:50 kanë intervenuar në nxjerrjen e ujit me pompa nga hapësirat e mbushura të bodrumeve dhe sipërfaqeve të oborrit në fshatin Senokos.

Qendra për Menaxhimin e Krizave paralajmërojnë për vëmendje të rritur tek qytetarët për shkak të ndryshimeve të papritura të motit, krahas tjerave, të vozitet me kujdes, sidomos në rrugët me lugina dhe grykat e lumenjve, ku ka mundësi për rrëshqitje më të vogla.

QENDRA PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

Kjo në mënyrë të veçantë i përket akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë evinedentuar 1392 thirrje për raste urgjente në numrin 112, prej tyre 60.85% janë reale, ndërsa 39.15% thirrje të tjera jo urgjente. Ndërkaq nga thirrjet aktuale QMK njofton se 56.67% i janë drejtuar policisë, 35.24% ndihmës mjeksore dhe 0.95% zjarrfikësve. /SHENJA/

 

 

MARKETING