(VIDEO) Zjarret, Ali: Jemi të gatshëm, qytetarët të kenë kujdes!

(VIDEO) Zjarret, Ali: Jemi të gatshëm, qytetarët të kenë kujdes!

Zjarri në deponinë ilegale në komunën e Shutkës është shuar. I njëjti është shkaktuar nga faktori njeri. Kështu deklaroi për TV Shenja, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali i cili për më tepër tha se me të marrë denoncimin nga ana e qytetarëve, e kanë informuar Qytetin e Shkupit, megjithatë, thotë se reagimi ka qenë shumë i ngadalshëm dhe joefektiv.

MARKETING

MUHAMED ALI – DREJTOR I QENDRËS PËR MENAXHIM ME KRIZA

Qytetarët kanë lajmëruar para një jave se aty ka zjarr dhe tym dhe ju bën problem edhe qytetarëve dhe shtëpive e bizneseve afër. Para një jave e kemi informuar qytetetin e Shkupit dhe Ndërmarrjet në Qytet që të ndërmarrin masa por deri dje nuk ka pasur ndonjë masë të madhe, edhe pse zjarrëfikësit për çdo ditë kanë vepruar, por ajo është deponi e egër e madhe nuk munden zjarrëfikësit vet ta mbulojnë, duhet mehanizëm më i madhë, bagera dhe kamiona që ta mbulojnë me dhe ose materiale tjera”

Meqenëse temperaturat po rriten dhe reziku për përhapjen e zjarreve është i madhë, drejtori Ali njofton se Qendra për Menaxhim me kriza vetëm menaxhon,informon dhe bën lidhjen me institucionet tjera që duhet të reagojnë kundër zjarreve.

MUHAMED ALI – DREJTOR I QENDRËS PËR MENAXHIM ME KRIZA

Qendra për Menaxhim me kriza vetëm menaxhon dhe koordinon institucionet tjera, kurse komunat dhe brigadat, apo zjarrëfikësit kanë ato mjete. Një helikopter e ka policia dhe ushtria. Kemi resurse për t’u përballur me zjarret”

Vitin e kaluar vendi ka qenë pre e zjarreve aktive në disa zona. Apeli i drejtorit megjithatë është që qytetarët të kenë kujdes kur lëvizin nëpër zona të thata dhe pyje. Ali kërkoi që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos hedhin gjëra që mund të shkaktojnë zjarre që mund të kenë edhe pasoja të padëshirueshme.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING