(VIDEO) Zhvillimet brenda BDI-së, Ahmeti: Kemi reformuar 80% të udhëheqësisë

(VIDEO) Zhvillimet brenda BDI-së, Ahmeti: Kemi reformuar 80% të udhëheqësisë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti këmbëngul se partinë e ka refromuar dhe mburret për faktin sepse siç thotë, është partia e vetme në vend dhe rajon që ka bërë 80% ndryshime. Në emisionin “Debat në Shenja”, Ahmeti tha se aktualisht BDI është më e fortë se kurrë.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI

Ma thuni a ka një parti politike në Maqedoni dhe në rajon që bënë 80% ndryshim të udhëheqjes së partisë me 32 000 anëtarë. Nuk ka. Një shoqatë me organizu zgjedhje, një klub futbolli me organizu zgjedhje bëhen rezil mes veti, e jo të drejtosh e të organizosh një parti e cila çerek shekulli ka drejtuar me shtetin. Këtë e bënë veç BDI”.

Kreu i BDI-së u ndal edhe te roli që partitë kanë në bashkëjetesën e popujve. Ai theksoi se fushata e VMRO-së shtatë vitet e fundit kundra BDI-së është një fushatë e cila nxit ndarje e përçarje mes popujve. Ndërsa shtoi se maqedonasit këto 50 vite kanë qenë vazal të Beogradit.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

Qytetarët e rëndomtë e Maqedonisë u duket çudi e madhe se si në shtetin e tyre që kishte krijuar politika antishqiptare, e drejtuar nga Beogradi përmes vazalëve maqedonas këtu, sepse maqedonasit kanë qenë vazal të Beogradit, këtë s’ma heq dot kush. Për 50 vite këto kanë qenë shërbëtorë të Beogradit dhe eksperimentet antishqiptare, laboratori ka qenë në Shkup”.

I pyetur për pjesëmarrjen e Sekretarit Gjeneral i VMRO-së në Kongresin e BDI-së, Ahmeti tha se në kongresin kanë qenë të ftuar gjitha partitë politike.Ndërsa në pyetjen se cilat janë vijat e kuqe të BDI-së, për të bashkëpunuar me VMRO-në, Ahmeti tha se sa u takon zgjedhjeve, ata në çdo kohë janë të gatshëm dhe kërkojnë zgjedhje.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING