(VIDEO) Zgjedhjet lokale, VMRO: Kandidatët e LSDM-së e kanë të sigurt humbjen

(VIDEO) Zgjedhjet lokale, VMRO: Kandidatët e LSDM-së e kanë të sigurt humbjen

Shpalosja e kandidatëve të partive maqedonase për kryetar komunash po përplas partitë me kritika për kandidatët e propozuar. Anëtari i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së Valentin Manasievski ka deklaruar se kryetari i LSDM-së Venko Filipçe me këto imazhe të LSDM-së është një fotografi e Zoran Zaevit dhe është dëshmi se fundi mund të jetë gjithnjë e më i thellë. Ai ka theksuar se Kaja Shukova dhe të gjithë kandidatët e propozuar do të zhvillojnë një garë zgjedhore që çon në humbje.

VALENTIN MANASIEVSKI, ANËTAR I VMRO-DPMNE-SË

LSDM nën udhëheqjen e Venko Filipçes ka treguar vetëm një gjë, se gjithmonë mund të shkojë më poshtë dhe se fundi është gjithnjë e më i thellë. Filipçe është si rëra e gjallë, ai vetëm po e fundos partinë. Kjo u pa në këtë periudhën e fundit në të cilën askush nuk i pranoi që të ishte kandidat për asnjë komunë, veçanërisht për Shkupin ku askush nuk donte të hynte në garë. Kështu që pas një sërë emrash që ai padyshim po i nxirrte nga koka, ai duhej të dilte me Kaja Shukovën ose ajo të ishte viktima”.

Manasievski tha se Shukova ka pasur vulën e Zaevit që nga fillimi i këtij pozicioni të mëparshëm. “Shukova e cila, gjatë mandatit të saj ministror që nga shkurti i vitit 2023, vetëm u shfaq në publik dhe përsëriti se duhet shumë kohë për të zgjidhur çdo problem mjedisor”, potencoi ai.

Ndërkohë, Orce Gjorgjievski është kandidati i propozuar nga VMRO DPMNE për Qytetin e Shkupit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING