(VIDEO) Zgjedhjet lokale, VLEN pret rezultatet e anketave për të shpall kandidatët

(VIDEO) Zgjedhjet lokale, VLEN pret rezultatet e anketave për të shpall kandidatët

Edhe pse fushata jo formale ka filluar që moti për zgjedhjet lokale nga partitë politike, ku janë përmendur dhe lakuar shumë emra në opinion dhe pavarsishtë gjithë kësaj, ende shumë pak ose aspak emra konkret dhe zyrtare në kampin politik shqiptar.

Njëri ndër liderët e VLEN-it, Zeqirja Ibrahimi , konfirmoi sot se kryetari aktual i Tetovës, Bilall Kasami, pjesë e koalicionit VLEN, do të kërkojë edhe një mandat nga qytetarët për të udhequr me njërën ndër komunat më të mëdha shqiptare në vend. Përveq tij, Ibrahimi informoi se njejtë edhe kryetari aktual i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, është kandidati i VLEN-it në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti.

ZEQIRJA IBRAHIMI, KRYETAR I ALTERNATIVËS

Nuk është se VLEN, nuk ka bërë publike asnjë emër, d.m.th mund të jetë konstatim i pjesshëm, pjesërishtë i saktë, ajo që VLEN nuk ka bërë publike asnjë emër, d.m.th ne kemi mbështetur z.Mendi Qyren, si kandidatë i komunës së Strugës, e kemi deklaruar që kandidatë të VLEN-it për komunën e Tetovës është z.Bilall Kasami dhe për komunës e Zhelinës është Blerim Sejdiu”.

Ndërkaq, për dallim nga Ibrahimi, zv/kryemininistri dhe njëherësh njëri ndër krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti tha se VLEN ende nuk ka vendosur për komunat e tjera, përpos për Strugën, ku do ta mbështesin Mendi Qyrën. Mexhiti tha se për 16 komuna të tjera me shumicë shqiptare, VLEN po pret rezultate nga anketat e agjencive në vend dhe rajon.

E, deri në këto momente, opozita ende nuk ka shpallur asnjë emër zyrtarë se me cilët kandidatë do të kërkojnë besim e qytetarëve për të udhhequr me komunat përkatëse. Edhe atje emra të shumtë janë përmendur, por asgjë nuk ka oficiale. Ata kanë informuar se ditëve të në vijim do ti shpalosin emrat e të gjithë kandidatëve, që do të garojnë nën ombrellën e koalicionit Fronti Europian.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING