(VIDEO) Zgjedhjet lokale, vazhdon afati për paraqitjen e kandidaturave

Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka shpalosur edhe 16 kandidatë, të cilët do të kërkojnë besimin e qytetarëve për qeverisje të komunave. Kjo parti deri tani ka shpalosur mbi 30 kandidatë komunash. Në seancë e mbrëmshme të Komitetit Qëndror të partisë kanë marrë vendim që në komunën e Kumanovës dhe Qendrës, të garojnë kandidatë të partisë ZNAM.
VMRO ka vendosur që 15 nga kandidatët të jenë emra të rinjë, ndërsa vetëm një, do të garoj për të dytin mandat. Bëhet fjalë për komunën e Demir Hisarit, ku kryetari Nikolla Najdovski synon edhe një mandat 4 vjeçar të komunës.
Gjorgjija Sajkoski, sekretar i VMRO-DPMNE-së
“Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së zgjodhi kandidatët për kryetar komunash si në vijim:
Sopishtë- Jane Micevski
Kërçovë – Aleksandar Jovanovski
Kriva Pallankë – Oliver Aleksovski
Mavrovë Rostushë – Oner Jakupovski
Krivogashtan- Sasho Graorkovski
Shuto Orizare – Erxhan Demir
Krushevë – Niko Çoneski
Vallandovë- Gjiko Kamçev
Vinicë-Mitko Kostadinovski
Demir Hisar- Nikolla Najdovski
Çeshinovë-Oblleshevë – Jordan Kostadinov
Radovish-Lupço Poçivalec
Çashkë-Dejan Andonovski
Prilep-Dejan Prodanoski
Strumicë-Petar Jankov
Negotinë-Marija Naceva”.
Partia e LSDM-së, më 27 gusht shpalli 11 kandidatë. Ndërsa partitë shqiptare kanë publikuar kandidatë vetëm në disa komuna.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/