(VIDEO) Zgjedhjet lokale, partitë po masin fuqinë e emrave me anketa

(VIDEO) Zgjedhjet lokale, partitë po masin fuqinë e emrave me anketa

Partitë politike vazhdojnë të mos I zbulojnë emrat e kandidatëve për kryetar komunash. Partitë e bllokut politik shqiptar thonë se vazhdojnë edhe më tutje, bisedimet interne rreth kandidaturave të mundshme për zgjedhjet lokale. Kreu aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka thënë se para se të merret vendimi final, po bëhen anketa për të parë se cilët nga kandidatët kanë gjasa reale për rezultate pozitive.

MARKETING

Megjithatë Kasami tha se koalicioni VLEN do të përmbyll procesin e përzgjedhjes së kandidatëve brenda këtij muaji.

BILALL KASAMI, VLEN

Jemi në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve, procesi është pak më kompleks, duke biseduar me kandidatë të cilët vijnë nga partitë politike por edhe nga shoqëria civile, dhe gjithashtu faktorë të tjerë do të kisha thënë të rëndësishëm të shoqërisë, jemi në fazën edhe të testimit, apo të anketave se4 cili nga këto kandidatë do të kishte dalë më mirë te votuesit”.

Për zgjedhjet lokale dhe përzgjedhjen e kandidatëve ka folur edhe Skender Rexhepi nga koalicioni Fronti Europian. Ai tha se personalisht nuk do të insistojë që kandidatët e tij të jetë bartës të proceseve dhe nuk do të shkaktojë probleme brenda koalicionit. Tha se bisedimet brenda koalicionit janë duke vazhduar dhe se asgjë ende nuk është finalizuar. Foli edhe për afrimin e Arben Taravarit me Frontin Europian.

SKENDER REXHEPI, DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN

Bisedimet nëse ka, janë mes individëve, respektivisht mes kryetarit të BDI-së dhe Taravarit ato janë bisedime personale, private. D.M.TH, kur them private, them jo në emër të Frontit Europian. Nëse ka ndonjë marrëveshje mes tyre që do të vijë dhe duhet të vijë në kuadër të Frontit Europian, tek atëher Fronti do të sjellë vendim për përkrahje ose jo të bisedimeve të tilla. Vendimet e Frontit Europian i sjellin kryetarët e Frontit Europian në tavolinë, në bisedime dhe në diskutim të hapur.

Kur jemi tek zgjedhjet lokale, kandidaturë e zyrtarizauar deri më tani është ajo e Isen Shabanit në Vrapçishtë që do të garojë nën llogon e Aleancës për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit. Ndryshe, emrat që veçmë përmenden në opinion si kandidat të mundshëm janë ai i Bujar Osmanit në Çair, Bilall Kasamit në Tetovë, Valbon Limanit në Gostivarë, Blerim Sejdiut në Zhelinë po edhe disa emra tjerë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING