(VIDEO) Zgjedhjet lokale, partitë bëjnë “matematikat” e fundit!

(VIDEO) Zgjedhjet lokale, partitë bëjnë “matematikat” e fundit!

Partitë politike po i bëjnë analizat e fundit para pulikimit të emrave të kandidatëve për kryetar komunash dhe marrëveshjeve për koalicion.

Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se me VLEN-in kanë marrëveshje parimore ndërkaq tha se marrëveshje për bashkëpunim ka edhe me ZNAM-in parti me të cilën do të kenë kandidat të përbashkët në dy komuna .

HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Me ZNAM, negociojmë, bisedojmë për momentin për dy komuna, Kumanovën dhe Komunën Qendër, të kemi kandidat të përbashkët. Në lidhje me partitë politike, pjesë e koalicionit VLEN, gjithashtu kemi marrëveshje parimore, se do të mbështetemi në ato komuna ku ne do të kemi kandidat, ata nuk do të kenë dhe atje ku ata do të kenë kandidatë dhe ne nuk do të kemi. Ja të themi, do të ketë komuna ku do të kemi kandidatë të dy grupeve politike. Aty normalisht secili do të udhëhiqet sipas strategjisë dhe interesit të vet”.

Për koalicionimet foli edhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi i cili tha se përveç kandidatëve, me ASH-në e Taravarit do të kenë edhe lista të përbashkëta për këshilltarë komunal. Mes tjerash, ai tha se BDI dhe koalicioni do të kenë kandidat edhe në qytetin e Shkupit.

ARBËR ADEMI, NËNKRYETAR I BDI-SË

Tashmë ka marrëveshje mes Frotnit Europian, mes kryetarit Ahmeti dhe kryetarit Taravari për pjesëmarrje të përbashkët në këto zgjedhje, kështu që do të kemi edhe kandidatë të përbashkët dhe lista të përbashkëta për këshilltarë

Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, tha se VLEN-ido ti bëj publik emrat e kandidatëve deri në fund të kësaj jave. Edhe Mexhiti konfirmoi se si koalicion, do të kenë kandidat edhe për kryeqytetin, ndërsa për Taravarin tha se ai nuk ka pas problem me listat e veçanta për këshilltarë por ka pas dëshirë të ulet në prehërin e Ahmetit.

IZET MEXHITI, ZV/ KRYEMINISTËR

Po ashtu dua ta ngre çështjen se z.Taravari u tërhoq me pretekstin se do të dalë me lista të veçanta dhe se ky ishte problemi në kuadër të VLEN-it, dhe sot e dëgjoj që del me lista të përbashkëta të BDI-së. Pra nuk e ka pasur hallin e listave, por nuk ka ditur si të shkojë në prehrin e z.Ahmeti”.

Kur jemi tek zgjedhjet lokale mund të potencojmë se deri më tani në komunat shqiptare janë konfirmuar disa kandidatura edhe atë, Bujar Osmani për Çairin, Bajram Rexhepi për Tetovën, Mendi Qyra për Strugën, Visar Ademi për Gostivarin dhe Shkodran Halili për Kërçovën.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING