(VIDEO) Zgjedhjet lokale, Osmani: Kam një traumë, i besova Visar Ganiut më 2017-ën

Kandidati I BDI-së për kryetar komune të Çairit, Bujar Osmani thotë se do të shpallë moratorium ndërtimi nëse e fiton Çairin. Në një intervistë për TV sitell ai thotë se nuk do t’i shembë ndërtimet pa leje, por do të kërkojë që ato të verifikohen. Si barrë personale, apo traumë politike që I qëndron mbi shpinë ai përmend veprimet e Visar Ganiut me të cilin gjatë fushatës së vitit 2017 kanë premtuar ndërprerje të praktikave të punës së Izet mexhitit, por se menjëherë pas zgjedhjeve, Ganiu ka hyrë, siç thotë Osmani në krahët e Mexhitit.
BUJAR OSMANI, KANDIDAT PËR ÇAIRIN
“Po nëse kam ndonjë barrë personale, traumë politike personale,nëse mund të them kështu, është se besoja se Visar Ganiu ishte një atlet i ri, i panjohur në atë kohë, se ai po vinte idenë e një ndërprerjeje të plotë në mënyrën se si Mexhiti punonte më parë. Dhe tani mendoj se kandidatura e Mexhitit është një kthim në atë që ishte edhe para Visar Ganiut, dhe kjo është një fyerje për Çairin”.
Sipas tij zgjedhjet lokale janë edhe një referendum dhe siç thekson Osmani për këtë arsye ka një bashkim të skenës politike shqiptare.
BUJAR OSMANI, KANDIDAT PËR ÇAIRIN
“Ju i keni dy partitë më të mëdha politike shqiptare, BDI-në dhe Aleancën, të bashkuara në një front. Kjo është njësoj sikur VMRO dhe LSDM të ishin bashkuar në një front. E di që edhe disa parti të vogla do të jenë në qeveri për t’i përfaqësuar maqedonasit – kështu është tani. Keni fraksione të vogla që gjithmonë kanë qenë shtojca të dy partive të mëdha, të cilat VMRO-DPMNE i ka ‘inxhinieruar’ si përfaqësues shqiptarë. Ndërkohë, dy partitë më të mëdha shqiptare janë bashkuar në një koalicion dhe thonë se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë kështu”.
Osmani thotë se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale, por sipas tij është e qartë se kjo qeveri nuk ka treguar rezultate në asnjë fushë të jetës.
Anida Murati /SHENJA/