(VIDEO) Zgjedhjet lokale, Mickoski: Së shpejti zyrtarizohet bashkëpunimi me VLEN-in

(VIDEO) Zgjedhjet lokale, Mickoski: Së shpejti zyrtarizohet bashkëpunimi me VLEN-in

Partitë e koalicionit qeverisës ende nuk e kanë zyrtarizuar bashkëpunimin për zgjedhjet e rregullta lokale, gjegjësisht se në cilat komuna do ta mbështesin njëra- tjetrën ose nëse do të kenë kandidat të përbashkët në komuna të caktuara. Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se fillimisht do ta konfirmojnë koalicionimin e brendshëm partiak, e më pas bashkëpunimin me partitë e koalicionit qeverisës siç janë koalicioni VLEN dhe ZNAM.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Bisedimet me partitë politike janë në vazhdimësi. Të gjitha partitë politike që janë pjesë e koalicionit tonë të brendshëmn janë prioriteti ynë. Pres që koalicioni të vërtetohet dhe më pas do të vazhdojnë bisedimet me partnerët tanë të koalicionit. Në këtë moment mendoj se po lëvizin në drejtim të shkëlqyer”.

I pyetur se cilët do të jenë kandidatët e komunës Qendër dhe të Kumanovës, Mickoski përsëri nuk konkretizoi asgjë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Kur do të kemi më shumë detaje, do të dalim në opinion me më shumë informacione”.

Siç ka bërë me dije kryeministri, zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 19 tetor, kurse shpallja e tyre në Kuvend do të bëhet më 7 ose 8 gusht.

VMRO dhe LSDM kanë zyrtarizuar një pjesë të kandidatëve, ndërsa një gjë të tillë nuk e kanë bërë ende partitë shqiptare.

Në ndërkohë kandidaturën e tyre të pavarur e kanë shpallur, Mendi Qyra, kandidat për Strugën, të cilin e mbështet edhe koalicioni VLEN dhe Visar Ademi, kandidat i pavarur për Gostivarin.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING