(VIDEO) Zgjedhjet lokale, Mexhiti konfirmoi kandidaturën për kryetar të Çairit

(VIDEO) Zgjedhjet lokale, Mexhiti konfirmoi kandidaturën për kryetar të Çairit

Zv/Kryeministri Izet Mexhiti ka konfirmuar se ai do të jetë kandidati i VLENIT për kryetar në komunën e Çairit. I pyetur se a ka mosmarrëveshje në VLEN lidhur me këtë temë Mexhiti tha se nuk është e vërtetë, por theksoi se ka diskutime, për të cilat thotë se e gjitha bëhet me qëllim që para qytetarëve të dalin me kandidatët më të mirë për komunat.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR

Sipas të gjitha gjasave unë do të jem kandidati në Çair, mirëpo flas për kandidaturat për gjitha komunat prej Struge deri në Likovë ku janë shumicë shqipëtare. Deri tash në VLEN përveç Strugës ku përkrahet kandidati Mendi Qyra, ka edhe komuna që përafërsisht dihet që do të jenë, mirëpo deri ka fund i javës do të dalim me listën e kandidatëve prej Struge deri në Likovë”.

Ndërkohë nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi duke folur për kandidatët e Frontit Europian bëri të ditur se ASH-së së Selës do ti takojnë kandidaturat për 3 komuna ndërsa ASH-së së Taravarit 4 komuna, duke përfshirë komunat si e Sarajit, Vrapçishtit etj.

ARBËR ADEMI, NËNKRYETAR I BDI-SË

Partisë Aleanca për Shqiptarët të Selës do t’i takon si propozim për kandidat kryetar komunash, në komunën e Strugës, në komunën e Dibrës dhe në komunën e Haraçinës, ndërsa partisë ASH-së të Arben Taravarit do t’i takon kandidatura për kryetar komune në komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Tearcës dhe Sarajit”.

Si nga VLEN ashtu edhe nga Fronti Eurpoian njoftuan se janë duke u bërë konsultimet finale dhe se së shpejti do të dalin me të gjitha emrat konkret të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING