(VIDEO) Zgjedhjet e nesërme lokale, 807 vëzhgues vendas dhe 644 vëzhgues të huaj

(VIDEO) Zgjedhjet e nesërme lokale, 807 vëzhgues vendas dhe 644 vëzhgues të huaj

Zgjedhjet Lokale në Maqedoninë e Veriut vëzhgohen nga një prani e gjerë ndërkombëtare. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka akredituar 807 vëzhgues vendorë dhe 644 vëzhgues të huaj. Po ashtu për ndjekjen e zgjedhjeve janë akredituar gjithashtu edhe 12 gazetarë të huaj.

Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), sipas të dhënave që i kanë publikuar nga faqja zyrtare e tyre për Zgjedhjet Lokale 2025 numrin më të madh të vëzhguesve, ndërkombëtarë e ka akredituar ODIHR – Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – me 524 vëzhgues. Pas saj vinjë edhe ambasada e SHBA-së në Shkup – me 30 vëzhgues, Parlamenti Evropian – me nga 12, vëzhgues, Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës – me 10 dhe Ambasada e Kosovës me nga 3 vëzhgues. Ambasada e Republikës së Shqipërisë do t’i ketë 4 vëzhgues ndërsa ajo e Turqisë 1 vëzhgues. • Këshilli i Lartë Zgjedhor i Republikës së Turqisë – ka angazhuar 2 persona. Ambasada Britanike në Shkup ka angazhuar 11 vëzhgues, Ambasada e Francës –me 9, Ambasada e Mbretërisë së Holandës – me 10 dhe ajo e Hungarisë – me 8 vëzhgues.

Ndërkaq, Shoqata për Zhvillimin e Inovacioneve Shoqërore dhe Sociale “WAKE UP” – Shkup ka numrin më të madh të vëzhguesve vendorë me me 549 vëzhgues. Gjithashtu zgjedhjet i monitorojnë edhe Qendra për Kulturë Rinore – Manastir me 23 vëzhgues, LAG Agro Lider – Krivogashtani me pesë vëzhgues, “Interaktiv” – Manastir me tetë, “Romalitiko” – Shkup me 10, Shoqata për Zhvillim Shoqëror “PËR TETOVËN” me pesë. Në listën e organizatave që monitorojnë janë edhe Shoqata Sportive Malore “KAB Struga” – Strugë me 16, “Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane” me katër, Shoqata e Qytetarëve “CIVIL – Qendra për Liri” – Shkup me 60, Shoqata për Fuqizimin e Vlerave Demokratike “THREE C CONSULTING” – Shkup me gjashtë vëzhgues.

Vëzhguesit do të ndjekin jo vetëm ditën e votimit, por edhe zhvillimet e mëparshme, përfshirë fushatën, funksionimin e administratës zgjedhore, dhe respektimin e të drejtave të votuesve. Pas përfundimit të zgjedhjeve, pritet që misionet si ODIHR dhe Parlamenti Evropian të publikojnë raporte me vlerësime dhe rekomandime konkrete për përmirësimin e procesit në të ardhmen. /SHENJA/

 

MARKETING