(VIDEO Zgjedhja e kryeprokurorit, kryeministri e heq nga loja Risteskën, pasojnë reagimet

(VIDEO Zgjedhja e kryeprokurorit, kryeministri e heq nga loja Risteskën, pasojnë reagimet

Deklarata e kryeministrit për prokuroren Lençe Ristoska për të cilën tha se as që e shqyrton Qeveria kandidaturën e saj për poziten e prokurores publike të shtetit, nxiti shumë reagime.

Vetë prokurorja Ristoska në reagim për mediat është shprehur se përjashtimi i kandidaturës së saj pa u analizuar programi ngre dyshime për përshtatshmëri dhe jo cilësi. Ndërsa shtoi se zgjedhja e një prokurori të ri shtetëror duhet të bazohet në cilësi, jo në përshtatshmëri.

Lençe Ristoska, prokurore

Kur një kandidat përjashtohet paraprakisht pa analizuar programin dhe rrugën e tij profesionale, kjo ngre pyetje në lidhje me natyrën e kritereve që zbatohen. Jam e bindur se një zgjedhje e kësaj rëndësie duhet të bazohet në cilësi, jo në përshtatshmëri”.

Por, as VMRO-ja nuk vonoi me reagimin kundër prokurores Ristoska. VMRO thotë se Ristoska duhet të jetë e vetëdijshme se ka kritere të qarta për atë pozicion dhe thonë se ajo është e mësuar që përshtatshmëria të jetë njëra nga ta, duke qenë krah i djathtë i Janevës në PSP.

VMRO-DPMNE

Tani janë kohë të tjera dhe janë të nevojshme integriteti, profesionalizmi, përgjegjësia. I bëjmë thirrje që të jetë reale dhe e sinqertë dhe përserisa flet publikisht për përshtatshmëri dhe kritere dhe aktron, të paktën të ndaloj lobimin tek funksionarët e VMRO-DPMNE-së. Kjo nuk është LSD dhe PSP”.

Njejtë si në kohën e Nikolla Gruevskit. Kështu e komentoi LSDM këtë situatë. Sipas kësaj partie Mickoski është ai që vendos se kush duhet të emërohet. Ndërsa shtojnë se Mickoski e eliminoi Ristoskën që është kandidate e pavarur për prokuror shtetëror.

LSDM

Edhe pse Ristovska mori 10 pike nga Këshilli i Prokurorëve Publik dhe vlerësim pozitiv për profesionalizmin e saj, Mickoski vendos vetë se ajo ‘nuk është në lojë’ drejtëpërdrejtë në television”.

Kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë televizive deklaroi se prokurorja Ristoska nuk është apsolutisht “në lojë” për prokurore të shtetit.

Këshilli i Prokurorëve Publik para disa ditësh e dorëzoi në Qeveri listën me mendime pozitive për 4 nga 5 kandidatë për funksionin e prokurorit publik shtetëror dhe në mesin e mendimeve pozitive të Këshillit ishte edhe prokurora Lençe Ristoska. Tani Qeveria propozimin e tyre për këtë pozicion duhet ta dorëzoj në Kuvend.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING