(VIDEO) Zgjedhja e kryeprokurorit, Këshilli i Prokurorëve dha mendim pozitiv për katër kandidatë
Prokuroret Anita Topolova-Isajlovska, Lençe Ristoska dhe Lidija Raiçeviq dhe gjykatësi Nenad Saveski kanë marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve për Prokuror Republikan. Mendimet e Këshillit të Prokurorëve, do të dorëzohen në Qeveri. Kandidatët Topolova-Isajlovska, Ristoska dhe Ristoska morën nga 10 vota të Këshillit, kurse vetëm Rajçeviq mori 9 vota, sepse kundër votoi anëtarja e Këshillit Keti Petkova.
Nga gara që në fillim të shqyrtimit të kandidaturave u përjashtua gjykatësi Vladimir Pançevski, për shkak të mospërmbushjes së kushteve, gjegjësisht se nuk kishte stazh të vazhdueshë, se kishte pasur ndërprerje në kryerjen e funksionit të gjykatësit, të cilin funksion nuk e ushtron as tani.
Tani Qeveria duhet t’i propozoj Kuvendit njërin nga kandidatët për të cilin ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve.
Kjo pozitë do të plotësohet pasi ish kryeprokurori Lupço Kocevski, në dhjetor të vitit të kaluar paraqiti dorëheqje të parevokueshme në ditën kur Kuvendi pritej ta shkarkonte, ndërsa në vend të tij si ushtruese detyre e prokurores shtetërore erdhi prokurorja Topollova-Isajllovska, e cila ishte kandidatja e vetme, por nuk mund të qëndrojë në këtë pozitë më shumë se gjashtë muaj si ushtruese e detyrës.
Procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror filloi me shpalljen që e publikoi Kuvendi më 12 janar të këtij viti.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

