(VIDEO) Zekiri dënohet me dy vjet e gjysmë burg, duhet të kthejë mbi një milion euro

Me 2 vjet e 6 muaj burg u dënua ish sekretari i qeverisë Muhamed Zekiri për akuzën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare për lidhjen e marrëveshjes me kompaninë Interholding për shërmibe konsuletne për privatizimin e mundshëm të SH.A Postat dhe Hekurudhat duke shkaktuar dëm mbi 57 milonë denarë në buxhetin e shtetit. Sipas gjyqtares Fanka Janquleva Mihailovska, Zeqiri ka lidhur kontratë privatisht, pa dhënë mundësi për oferta konkurruese. Në dënimin me burgim të shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Zekiri obligohet që në afat prej gjashtë muajsh pas aktgjykimit, të kompensojë dëmin prej 71.338.336 denarë, tha gjyqtarja Mihailovska.
MARKETING
FANKA JANQULEVA MIHAILOVSKA, GJYKATËSE
“Muhamed Zekiri është fajtor sepse nga prilli i vitit 2021 deri në mars 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, ka kryer dy veprime të lidhura me kohën. Ai në cilësinë e zyrtarit ka ndërmarrë një veprim me qëllim përfitimin pasuror për një tjetër. Më 4 maj 2021, pa kryer procedurë publike, ka lidhur kontratë me kompaninë Interholding në shumën 795 mijë euro pa TVSH, në të cilën është ndihmuar qëllimisht nga shtetasit e dyshuar kroatë të cilët nuk janë në dispozicion të organeve të rendit”.
Ish sekretari i qeverisë Muhamed Zekiri pas shpalljes së vendimit në prononcimin për media tha se në asnjë moment gjatë procesit gjyqësor nuk është vërtetuar paramendimi në kryerjen e veprës e cila atij i ngarkohet.
MUHAMED ZEKIRI, ISH SEKRETAR I QEVERISË SË RMV-SË
“Gjithsesi vendimin e gjykatës do ta ankimojmë përmes avokatëve dhe konspirojmë se në asnjë moment gjatë procesit gjyqësor nuk është vërtetuar paramendimi në kryerjen e veprës e cila mua më ngarkohet pasi që unë kam realizuar dhe vepruar pas paramendimit të dikujt tjetër, në këtë rast qeverisë, të cilët kanë kërkuar nga unë që të firmos marrëveshje që janë firmosur”.
Zekiri duhet të paguajë edhe të gjitha shpenzimet gjyqësore për gjykimin.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/