(VIDEO) Zejtarët e fundit të Çarshisë, zdrukthtari që ushtron zanatin 52 vjet me pasion

(VIDEO) Zejtarët e fundit të Çarshisë, zdrukthtari që ushtron zanatin 52 vjet me pasion

Në një nga rrugicat e vjetra të Çarshisë së Shkupit, ende dëgjohet zëri i një zanati që po sfidon kohën. Në një punishte të vogël, por plot histori, punon një zdrukthtar që prej gati 52 vitesh i cili i ka qëndruar besnik profesionit të trashëguar nga familja. Zdrukthtari i moshuar Ali Jahja, vazhdon të punojë me të njëjtën dashuri sikur ditën e parë. Çekiçi i tij bie në të njëjtin ritëm si dikur, duart nuk i dridhen nga lodhja por nga përkushtimi, ndërsa për çdo copë druri, ai ka një kujtim.

Ali Jahja, zdrukthtar

Në këtë zdrukthtari punoj 52 vjet. E kam prej bablokit, babës, unë dhe djemt e mi janë duke vazhdu me këtë zdrukthtarinë. Unë punoj me dyert, xhamat me dru më shumë. Po me materialin pak kemi problem sepse materialin gjitmonë e marim ne në Slloveni e ndonjëherë bijnë këtu e ndonjëherë jo e kështu që kemi problem me materialin sepse unë punoj me material kualitativ”.

Përkrah pasionit të tij për punën ai theksoi se ky zanat tashmë po vdes dhe nuk vlerësohet mjaftueshëm pasiqë mungon interesimi nga gjeneratat e reja. Por gjithsesi edhe përkundër kësaj ai përsëri vazhdon ta pasojë këtë mjeshtëri tek nipërit e tij që tashmë tha se po mëson gjeneratën e 4 me radhë.

Ali Jahja, zdrukthtar

Ky zanat më është pothuajse duke vdekur mo se me të vërtetë është problemi i madh edhe me të vërtetë zanat i rëndë është edhe plus nuk ka, si thoshim ne më përpara, çirak, ska zëvendësa më nuk ka për këtë. \ Ja nipi im ku është ai tash më jemi duke e pregaditë atë njëher ngadal ngadal kështu, \ po ja e 4 gjeneratë ja ku është \ e 4 gjeneratë jemi duke vazhdu me këtë , po krenohem me ata që me të vërtetë unë psh një hap para babait tim shkova me zdrukthtarinë, që djemt prej meje 2 hapa më përpara”.

Edhe gurëve të Çarshisë u jam bërë i tepërt nga sa gjatë që punoj”, tha me një buzëqeshje mjeshtri me plot përvojë, i cili nuk njeh lodhje, as kohë por përkushtohet për ta çuar punën në dimenzione të ndryshme. Ai ka prioritet punën që të dalë në formën më të mirë të mundshme pasiqë në atë formë vlerëson se automatikisht ju bën përshtypje klientëve sepse një punë e punuar mirë gjithmonë ka vlerësim.

Ali Jahja, zdrukthtar

Përpara ustallarët thonin: “një punë që je duke e punu kur të pëlqen ty, atë dije qind për qind që edhe myshterisë qind për qind do ti pëlqejë, a më së pakti njëherë ti beje punën mirë sepse Zoti e din punën e mirë”, punën e pastërt puno mirë dhe dije që myshteria është qind për qind i kënaqur. Në qoftqë se ty në zemër diçka të flen se me të vërtetë nuk është në rregull a dua të ja jap myshterisë nuk është në rregull ajo.\ Valla në jetën time unë mundem të them shkurt e kput që pa këtë spo mundem asgjë më, se më ky zanat më ka hy në gjak me krejt vetëm shikoj çka diqka diqka krejt ndryshime të bëj diçka, lodhësinë azgjë, krejt e haron, krejt i haron, shëndetin e haron krejt i haron vetëm në pikë për të ardhur”.

Tutje ai tha që gjatë gjithë viteve të tij ka punuar me dyer dhe xhama në vende të ndryshme si Xhami, kafeteri, dhe hotele të ndryshme nga ku punimet i ka bazuar në dëshirat e klientëve dhe vlerëson se kështu ndahet i kënaqur kur dhe klientët dihen mirë me punën e tij.

Anida Murati /SHENJA/ 

MARKETING