(VIDEO) Zaev për 5-vjetorin e marrëveshjes së Prespës: Hap i demokratëve të rajonit!

(VIDEO) Zaev për 5-vjetorin e marrëveshjes së Prespës: Hap i demokratëve të rajonit!

Sot shënohet 5-vjetori i marrëveshjes së Prespës. Më 17 qershor 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e Liqenit të Prespës nga pala greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen shumëvjeçare mes dy vendeve dhe hapi rrugë për perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale. Si rrjedhojë, Maqedonia e ndryshoi emrin në Maqedonia e Veriut, ndërkaq Greqia u bë zë i përkrahjes së vendit i cili kulmoi me anëtarësimin në NATO, por nuk i nisi negociatat për anëtarësim, pasi ia preu udhën Bullgaria, një tjetër fqinj i cili nuk e njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas, duke pretenduar se janë bullgare.

Për këtë ka reagur ish-kryeministri Zoran Zaev i cili vlerëson se Marrëveshja e Prespës solli shpresë, hidhërim, aspiratë dhe dyshim. Por më e rëndësishmja, sipas tij, solli stabilitet, siguri, një perspektivë të qartë dhe forcë për një të nesërme më të mirë.

ZORAN ZAEV, ISH KRYEMINISTËR

“Pesë vjet më vonë, ne jemi dëshmitarë të miqësisë së sinqertë maqedono-greke. Për pesë vjet, Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë ndërtuar një komunitet nga themeli. Mbi këtë bazë ne marrim ndihmë nga aleatët tanë evropianë dhe euroatlantikë, mbi këtë bazë jemi udhëheqës të nismave të forta rajonale. Mbi këtë bazë, ne kemi një ekonomi të qëndrueshme, edhe pse për të katërtin vit po luftojmë krizat pandemike dhe energjetike”.

Pesë vjetori i Marrëveshjes së Prespës, Maqedoninë e Veriut e gjen në pozitë ku partitë në pushtet po mundohen të arrijnë konsensus bashkë me VMRO-në për t’i miratuar ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të domosdoshme për vazhdimin e rrugës evropiane dhe largimin e vetos së Bullgarisë. RMV po tenton që të mos i përsëritet problemi me Greqinë, i cili zgjati plot 27 vjet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING