(VIDEO) Xhaçka në Shkup, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e vazhdojnë rrugën drejt BE-së

(VIDEO) Xhaçka në Shkup, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e vazhdojnë rrugën drejt BE-së

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shënojnë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Në kuadër të këtij rasti, ministri i  Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, priti në takim ministren për Evropë dhe për  Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Ministri Osmani tha se ky partneritet dhe miqësi e fuqishme me Shqiperinë, është demonstruar shumë qartë, në periudhën para fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas Osmanin, në atë kohë kishte të tillë që prognozonin mundësinë që Shqipëria të ec e vetme në këtë rrugë, por shteti shqiptarë nuk e bëri këtë.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“E vlerësojmë sinqerisht pozicionimin dhe mbi të gjitha durimin e Tiranës zyrtare, e cila edhe publikisht shprehu mirëkuptim për qëndrimin tonë gjatë asaj periudhe. Me kolegn Xhaçka u dakordam se i ndajmë të njëjta prioritete strategjike në politikën e jashtme, aleat në NATO, me 100 përqind harmonizim të politikës tonë të jashtme me politikën e përbashkët dhe sigurisë Bashkimit Evropian”

Ndërkaq, Ministrja e Jashtme e Shqipërisë , Olta Xhaçka, e vlerësoi partneritetin mes dy vendeve, e cila  përmendi  rrugëtimin e përbashkët në anëtarësimin drejt BE. Në të njëjtën kohë Xhaçka inkurajoi aktorët politikë të Maqedonisë së Veriut të përmbushin angazhimet për integrimin e vendit.

OLTA XHAÇKA-MINISTRE E PUNËVE TË JASHTME TË SHQIPËRISË

“Dhe dua të theksojë që në krye të herës, që ndihem me të vërtet krenare, që bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është kthyer tani më në një model të bashkëpunimit mes fqinjëve në rajonin tonë. Përmes këtij bashkëpunimi vendet tona po arrin jo vetëm të intensifikojnë dhe të zgjerojnë shkëmbime në nivelet bilateral, por janë duke dhënë një kontribut gjithnjë në rritje të zhvillimit e ndërlidhjes së rajonit dhe veçanërisht në garantimin e orientimit në mënyrë të pakthyethshme drejt prespektivës euro-atlantike”.

Përndryshe, nikoqiri Bujar Osmani theksoi se të dy vendet e kalojnë me sukses procesin e skriningut, përmes zbatimit të reformave të brendshme, drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING