(VIDEO) Vuçiq i lutet dhe i kërkon ndihmë Moskës

(VIDEO) Vuçiq i lutet dhe i kërkon ndihmë Moskës

Kremlini ka reaguar për herë të parë në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ku terroristët serbë vranë një efektiv të policisë së Kosovës. Përmes një deklarate të zëdhënësit Dimitry Peskov, Moska bën me dije se po vëzhgon nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk dënon sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj policisë.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit

“Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne e shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve… gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me ambasadorin e Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, raporton Anadolu. Në takim mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Vuçiq ka bërë të ditur në rrjetet sociale se ka zhvilluar një bisedë të rëndësishme me ambasadorin e Federatës Ruse.

ALEKSANDËR VUÇIQ, PRESIDENT I SERBISË  (facebook(

“Mirënjohës që dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe. E njoftova Bocan-Harçenkon se në Kosovë po bëhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”.

Policia e Kosovës u sulmua nga persona të maskuar në orët e hershme të së dielës pasi shkoi për t’i larguar barrikadat e vendosura në Banjskë. Si pasojë, zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

Autoritetet kosovare thanë se katër sulmues u vranë gjatë sulmit, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, u arrestuan.

/SHENJA/

 

MARKETING