(VIDEO) Vuçeviqi dhe Mickoski nënshkruan marrëveshje për energjetikën

(VIDEO) Vuçeviqi dhe Mickoski nënshkruan marrëveshje për energjetikën

Me nderimet më të larta shtetërore, kryeministri Hristijan Mickoski priti në shtëpinë ekzekutive, kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe delegacionin e qeverisë serbe. Mirëpo, në pritjen e zyrtarëve serb, Mickoski ishte i shoqëruar vetëm me ministrat maqedonas dhe nuk u pa asnjë zyrtar shqiptar qeveritar. E në preskonferencën pas takimit mes dy qeverive, Mickoski njoftoi se kanë nënshkruar memorandumi bashkëpunimi në fushën e energjetikës. Kryeministri tha se pjesë e prioriteteve të dy qeverive në periudhën e ardhshme do të jetë ndërtimi i interkonjektorit të gazit nga Greqia përmes Maqedonisë në Serbi dhe Evropën Qendrore si dhe realizimi i Korridorit 10, pra hekurudha e shpejtë nga Shkupi për në Serbi dhe Greqi.

Hristijan Mickoski, kryeministër

E theksuam rëndësinë e ndërtimit të interkonjektorit të gazit i cili lidh në të ardhmen të dyja vendet. Sepse ne tani jemi në fazën e përfundimit të procedurës së tenderimit, me të cilën përfundimisht do të nis ndërtimi i interkonjektorit me fqiun tonë jugor, për të siguruar opcion shtesë për furnizim me gaz në Evropën Qendrore”.

Ndërkaq, kryeministri serb Millosh Vuçeviq tha se e mbështet rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe integrimin e gjithë rajonit, por ai beri të qartë se nuk do të heq dorë nga gazi rus sepse dikush tjetër e dëshiron këtë.

Millosh Vuçeviq, kryeministër serb

Ne nuk heqim dorë nga asnjëeri gaz, qoftë ai i Azerbajxhanit, atij rus e kështu me radh sepse për neve ka rëndësi të ketë gaz. Nuk duhet të heqim dorë nga ndonjë gaz përshkak të dikujt tjetër sepse ne japim llogari për shtëpinë tonë, për qytetarët tanë. Gjithëçka që do të jetë në favor të Republikës së Serbisë ne do ta bëjmë, pa marrë parasysh se cili gaz përdoret më shumë. Ju e dini se në Bashkimin Evropian nga vjen pjesa më e madhe e gazit natyror”.

Ata u zotuan se do të organizojnë edhe seanca të përbashkëta ndërqeveritare mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING