(VIDEO) Vrasje makabër në Kavadar, me sqepar e vrau vëllanë për t’ia marrë pasurin
Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ngriti aktakuzë kundër një personi për veprën penale të “Vrasjes”. Prokuroria sqaroi se i akuzuari, një burrë 43-vjeçar, vrau vëllanë e tij, i cili ishte një vit më i ri, në ditëlindjen e tij më 27 korrik, pasi të dy filluan grindje për pronën. I akuzuari besonte se vëllai i tij donte të merrte të gjithë pronën dhe, i shtyrë nga një ndjenjë zemërimi dhe urrejtjeje, e sulmoi atë me sqepar, duke e goditur në kokë.
PROKURORIA
“Ai e goditi vëllain e tij në kokë me pjesën metalike të sqeparit, dhe kur i dëmtuari ra, ai e goditi edhe dy herë me të njëjtin mjet, duke i shkaktuar lëndime të menjëhershme fatale”.
Prokuroria sqaroi se pas aktit makabër, i akuzuari u largua, dhe të nesërmen ai u kthye në shtëpinë e të dëmtuarit dhe e zhvendosi trupin në banjo.
PROKURORIA
“Gjatë ditëve në vijim, ai gjithashtu u kthye për të mbuluar krimin, fshiu gjakun nga dyshemeja dhe objektet, dhe e çoi trupin në hambar, e varrosi në një hendek dhe vendosi disa objekte mbi të. Midis 30 korrikut dhe 5 gushtit, kur u zbulua trupi, i akuzuari tërhoqi vazhdimisht para duke përdorur kartën bankare të viktimës”.
Trupi I pajetë i vëllait të vrarë u zbulua më 5 gusht, kur motra e viktimës raportoi se në ndërtesën ndihmëse në oborrin e shtëpisë së vëllezërve të saj, ku kishte shkuar me burrin e saj, kishin vërejtur një gërmim të mbuluar me dhe të lirshëm, gjë që i bëri të dyshonin se vëllai i saj i zhdukur mund të ishte varrosuraty.
Përveç aktakuzës së ngritur, prokurori publik kompetent kërkoi që masa e paraburgimit e përcaktuar më parë të zgjatet për të pandehurin.
Enis Murtezi /SHENJA/

