(VIDEO) Vra’sje e rëndë në Shkup, janë arrestuar dy persona, po kërkohet i dyshuari i tretë

(VIDEO) Vra’sje e rëndë në Shkup, janë arrestuar dy persona, po kërkohet i dyshuari i tretë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në parkingun pranë qendrës tregtare Mavrovka, ku pas një të shtëne me armë zjarri ka humbur jetën një person. Sipas informacionevе јоzyrtare, personi i vrarë është Vasil Eftimov, menaxher i firmës Mitelmont. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit ku personi në fjalë ka qenë me familjarët e tij për disa punë private. Tre sulmues janë afruar makinës së viktimës, kanë qëlluar drejt tij, edhe pse është raportuar se ai i ka lutur vrasësve të mos e vrisnin. Më pas në bagazhin e tij kanë marrë një pako, pako e cila ende nuk dihet se çfarë përmbante. Për shkak të plagës së marrë viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Qytetarët që kanë qenë afër ngjarjes në ato momente për Televizionin Shenja deklaruan se kanë dëgjuar vetëm një herë të shtëna armë zjarri, më pas kanë parë viktimën të shtrirë dhe zëri i shoqëruesit të viktimës duke bërtitur “E vranë”. Nga vendgjarja në ato momente kanë parë vetem një veturë ngjyrë hiri duke u larguar mirëpo për shkak që kanë qenë të hutuar, nuk kanë mundur të shohin se sa persona kanë qenë në veturë apo se kush ka qenë. Është raportuar zyrtarisht se personi i vrarë ka pasur një nip i cili është pronar i një artarie, dhe motivi i vrasjes mund të ketë qenë plaçkitja.

Ndërkohë, policia ka marrë menjëherë masat operativo-taktike, duke mbyllur një pjesë të zonës së qytetit, duke kontrolluar disa banesa dhe kontrolluar disa automjete, ku përfshiheshin forca speciale të policisë, helikopterë dhe dronë.

Për ngjarjen ka raportuar zyrtarisht edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka raportuar se janë arrestuar dy persona në zonën e komunës së Çairit dhe se janë në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër .

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Në zonën e Komunës së Çairit, është vërejtur një automjet pasagjerësh, e cila ka tentuar të largohet, ndërsa personat nga vetura kanë bërë rezistencë me përdorimin e armëve të zjarrit. Punonjësit e policisë janë kundërpërgjigjur, pas së cilës një person është privuar nga liria. Gjatë masave të mëtejshme është privuar nga liria edhe një person, ndërsa policia e di edhe identitetin e të dyshuarit të tretë i cili është në arrati dhe për të cilin po merren masa për gjetjen e tij”.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar duke thënë se në periudhën në vijim do të ketë prani të shuar policore në disa pjesë të qytetit të Shkupit për zbardhjen e plotë të rastit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING