(VIDEO) Vrasja në Tetovë, prokuroria siguron pamje nga videot në vendin e krimit

(VIDEO) Vrasja në Tetovë, prokuroria siguron pamje nga videot në vendin e krimit

Një person mbeti i vrarë të premten në mbrëmje pasi u qëllua me armë zjarri nga një person tjetër.  Incidenti me armë ka ndodhur në Tetovë  tek vendi i quajtur “Mema”.

Prokuroria sot informoi se është duke mbledhur  materiale dëshmuese, gjegjësisht pamje nga kamerat që kanë qenë aty rrotull.

PROKURORIA

“Është bërë inspektim në vendin e ngjarjes. Prokurori publik i dha të gjitha urdhrat e nevojshëm, përfshirë urdhrin për autopsi dhe urdhrin për sigurimin e pamjeve të vëzhgimit me video. Automjeti dhe gjurmët e tjera janë grumbulluar për ekspertizë mjeko-ligjore. Ministria e Brendshme po punon për zbulimin e autorit të krimit”.

 

Viktima është 40 vjeçari me iniciale R.T. i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes pasi u sulmua me armë nga një person tjetër i cili kishte gjuajtur nga vetura.

SPB TETOVË

“Në orën 20.35, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën ‘Shtipska’ në Tetovë, një person nga vetura ‘Mercedes’, kishte qëlluar me armë zjarri ndaj veturës ‘BMË’ në të cilin ishte personi me inicialet R.T., i cili kishte ndërruar jetë menjëherë nga plagët e marra. Pjesëtarë të policisë nga SPB Tetovë kanë ndërmarrë të gjitha masat për të zbardhur rastin”.

Sipas informacioneve jozyrtare, vrasja e mbrëmshme është vazhdimësi e përleshjeve mes dy familjeve tetovare. Para disa muajsh, pas një seance gjyqësore, anëtarët e këtyre dy familjeve kanë marrë pjesë në një përleshje të ndërsjellë, e cila disa orë më vonë ka vazhduar me të shtëna para Spitalit klinik në Tetovë. Më pas dy persona u plagosën rëndë me armë zjarri dhe më pas vdiqën. Policia aso kohe tha se për këtë rast janë të dyshuar pesë persona, katër prej të cilëve u arrestuan. Në lidhje me këtë rast, të shtëna pati edhe më 11 prill 2024, por nuk pati të lënduar.

/SHENJA/

 

MARKETING