(VIDEO) Vrasja në Tetovë, policia ndalon një person bastis tre lokacione në fshatin Gajre

(VIDEO) Vrasja në Tetovë, policia ndalon një person bastis tre lokacione në fshatin Gajre

Ministria e punëve të brendshme ka njoftuar se është ndaluar një person në lidhje me vrasjen në Tetovë. Nga atje thonë se janë bastisur edhe tri lokacione nga të cilat janë marrë mjete të nevojshme për zbardhjen e mëtejme të rastit.

MPB

“Me urdhër të Gjykatës Themelore të Tetovës janë kryer bastisje në tri lokacione në fshatin Gajre, nga ku janë sekuestruar objekte të dobishme për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa një person është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për një bisedë informative”.

Të premten në Tetovë një person  humbi jetën si pasojë e një incidenti të armatosur. Në rrugën ,,Shtipska” një person me veturë ,,Mercedes” qëlloi me armë zjarri ndaj veturës ,,BMV” në të cilin ishte personi me inicialet R.T., i cili ndërroi jetë menjëherë nga plagët e marra.

Jozyrtarisht, dyshohet se vrasja  lidhet me rastin e para disa muajve të shkëmbimit të zjarrit para urgjencës në Tetovë, së cilës i parapriu një zënkë verbale përpara gjykatës së Tetovës. Gjatë kësaj përplasjeje me armë që ndodhi më11 janar 2024 mbetën të plagosur dy vëllezër nga fshati Gajre i Tetovës, njëri prej të cilëve ndërroi jetë nga plagët e marra. Përleshja me armë vazhdoi edhe pas katër muajsh, gjegjësisht më 11 prill, me çka në orët e mbrëmjes, me breshëri automatiku, u gjuajt në drejtim të një shtëpie në rrugën e “Ilinidenit”.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING