(VIDEO) Vrasja e Gjorçevskas dhe Zhezhoskit, mbrojtja kërkon lehtësimin e akuzës për vrasësit e dyshuar

Mbrojtja e vrasjes mizore të Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhoskit, po bënë përpjekjet e fundit për të dëshmuar pafajsi për këtë rast që shokoi opinionin. Dy prej tyre kërkuan lirimin nga akuza “vrasje” dhe që të denohen vetëm për grabitje. E dy të tjerët kërkojnë lirim të plotë.
MARKETING
Avokati i të akuzuarit Vllatko Keshishev, Igor Efremov, tha se klienti i tij, jo vetëm që nuk ka marrë pjesë, por as nuk e ka ditur për atë që do të ndodhte. Faji eventual sipas tij, mund të jetë vetëm në grabitjen e Vanjas.
Igor Efremov, avokat i të akuzuarit Vllatko Keshishev
“Nga provat materiale të paraqitura në të cilat bazohet aktakuza e prokurorisë si dhe nga dëshmia e të gjithë dëshmitarëve dhe të akuzuarëve, me asgjë nuk është vërtetuar pjesëmarrje në veprimet e ndërmarra si kryerës ose bashkëkryerës i veprave penale nga i akuzuari Keshishev”.
Lirim të plotë nga akuzat kërkoi avokati i të akuzuarit Boro Videvskit, Bojan Manev. Sipas tij, drejtimi në të cilin është zhvilluar hetimi për këto ngjarje penale-juridike është krejtësisht i gabuar.
Bojan Manev, avokat i Boro Videvskit
“Qëllimi për t’i dënuar këta njerëz që në fillim të procesit, duke zbatuar masa që nuk janë karakteristike për këtë sistem politik — masa që në asnjë rast nuk mund të përcaktojnë të vërtetën rreth ngjarjeve, është gjithashtu i gabuar”.
Edhe avokati i të akuzuarit Velibor Manev, Goran Boshevski kërkoi që klienti i tij të mos dënohet për veprën penale vrasje.
Goran Boshevski, avokat i të akuzuarit Velibor Manev
“Nuk ka marrëveshje paraprake me të akuzuarit e tjerë për kryerje të veprës penale vrasje, nuk ka qëllim për kryerje të veprave të këtilla penale, ndërsa veprimat e inkriminuara që ai i ka ndërmarrë gjatë veprës penale grabitje nuk kanë elemente që paraqesin kontribut të veçantë në kryerjen e veprës penale vrasje”.
Ndërkaq, lirim të plotë nga akuza ka kërkuar edhe avokati i babait të Vanjas, Vlladimir Tefegxhiq. Ai thotë se nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm se ai e ka kryer veprën penale që i ngarkohet.
Vlladimir Tufegxhiq, avokat i Aleksandar Gjorçevskit
“Aleksandri përshkak të vrasjes brutale të vajzës së tij dhe pasojave të rënda për të dhe familjen e tij, nga kjo gjykatë nuk kërkon mëshirë apo vendim nga keqardhja ose empatia për të, por Aleksandri kërkon vendim gjyqësor të drejtë, me të cilin do të dënohen autorët e vrasjes”.
Mbrojtjen e tij duhet ta japë edhe i akuzuari i parë për këtë rast Lupço Palevski, në mënyrë që të shpallet vendimi.
Në fjalët përfundimtare të prokurorisë, ata kanë kërkuar denime maksimale për të akuzuarit, ndërsa denim adekuad për babain e Vanjas. Që të gjithë të akuzuarit kanë deklaruar se nuk njihen me Gjorçevskin.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/