(VIDEO) VMRO: Zaev ishte edhe prokuror, edhe gjykatës, edhe kadia kryesor?!

(VIDEO) VMRO: Zaev ishte edhe prokuror, edhe gjykatës, edhe kadia kryesor?!

Partia në pushtet VMRO-DPMNE, ka drejtuar një sërë akuza për partinë opozitare LSDM. Valentin Manasievski nga  VMRO, theksoi se në kohën kur ishin në pushtet LSDM me në krye me Zoran Zaevin, Maqedonia e Veriut ishte shtet i një njeriu. Sipas tij, Zaev ishte edhe prokuror, edhe gjykatës, edhe kadia kryesor, sepse siç tha Manasievski, i vendoste se kush do të ndiqej penalisht dhe kush do të ulej në bankën e të akuzuarve.

VALENTIN MANASIEVSKI, VMRO-DPMNE

 “Gjykatësit  dhe prokurorët nuk përzgjidheshin sipas ligjit dhe integritetit, por sipas bindjes. Nëse i ndiqnit udhëzimet e Zoran Zaevit, mbeteshit në funksion. Nëse tregonit mosbindje, që të nesërmen shkarkoheshit. Rastet gjyqësore përshtateshin sipas interesave politike. Në vend të drejtësisë kishim përplasje politike, ndërsa në vend të sundimit të ligjit kishim sundim të frikës”.

Anëtarët e VMRO-DPMNE-së, tha Manasievski, ishin objekt i përndjekjes politike, ndërsa presioni nuk ndalej vetëm te ata, por shtrihej edhe te familjet e tyre.  Sipas tij, indikacionet dhe dyshimet për lidhje të drejtpërdrejt mes LSDM-së, Zaevit dhe disa vendimeve në gjyqësor nuk duhet të mbeten pa përgjigje. Ai tha se Prokuroria Publike ka detyrim të veprojë menjëherë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING