(VIDEO) VMRO: Të premten nuk do t’i mbështesim amendamentet kushtetuese

(VIDEO) VMRO: Të premten nuk do t’i mbështesim amendamentet kushtetuese

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se të premten nuk do ti mbështesin ndryshimet kushtetuese. Në një pres konferencë pas koordinimit  të brendshëm që kishin, Micevski tha  se seanca  e së premtes do të jetë një rast i mirë për të bindur mbarë opinionin maqedonas se qeveria për një vit të tërë gënjen, manipulon dhe përhap mjegull për ndryshimet kushtetuese dhe se ato nuk janë as afër amendamenteve kushtetuese.

Micevski

“Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit ‘Për rindërtimin e Maqedonisë’ vazhdojnë të qëndrojnë në qëndrimin se ndryshimet në Kushtetutë në këtë format dhe nën diktimin bullgar nuk janë të mundshme dhe ne nuk do t’i mbështesim. Në fakt, qëndrimin tonë e kemi shprehur edhe në Komisionin e Ndryshimeve Kushtetuese, ku kemi argumentuar se qeveria po shtyn një proces që nuk mbështetet nga qytetarët. Të njëjtën gjë do ta përsërisim edhe në seancë plenare”.

Micevski tha se Qeveria është e ekspozuar dhe nuk ka adut  tjetër veç gënjeshtrës dhe manipulimeve.

Micevski

“Kjo seancë do të jetë një rast i mirë për të siguruar mbarë opinionin maqedonas se qeveria gjatë gjithë vitit gënjen, manipulon dhe përhap mjegull për ndryshimet kushtetuese dhe se ato nuk janë as afër amendamenteve kushtetuese. Qeveria është e ekspozuar dhe nuk ka adut  tjetër veç gënjeshtrës dhe manipulimeve. Kjo ndodh gjithmonë kur njerëzit nënvlerësojnë veten dhe kur vendosin interesat e tyre personale para atyre të shtetit. Ata kanë blerë kohë me pritshmëri gjatë gjithë vitit dhe tani kanë rënë viktimë e gënjeshtrave të tyre. Ata lejuan që shteti të vihej në pozitë vartëse dhe të çohej në një rrugë pa krye. Pas kësaj presim përgjegjësi”

I pyetur nëse kanë ndonjë presion për të pranuar ndryshimet kushtetuese, ai theksoi se nuk kanë. Më 18 gusht është caktuar seanca plenare e Kuvendit të Maqedonisë, ku duhet të fillojë debati për ndryshimet kushtetuese. Për nevojën e miratimit të amendamenteve kushtetuese, duhen votat e 80 deputetëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING