(VIDEO) VMRO për dorëheqjet e ministrave të BDI-së: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese!

(VIDEO) VMRO për dorëheqjet e ministrave të BDI-së: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese!

Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, ndërsa BDI po manipulon me dorëheqje. Kështu deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski. I pyetur nga gazetarët lidhur me dorëheqjet e kushtëzuara nga BDI dhe qëndrimin e Artan Grubit se është i gatshëm të heqë dorë nga  kryeministri shqiptar, vetëm se të votohen ndryshimet kushtetuese, Stoillkovski thotë se është mirë për qytetarët që BDI pas 20 vjetëve të shkojë në opozitë, prej nga siç thotë ai, do të përgjigjen për krimin dhe korrupsionin që kanë bërë.

NAUM STOILLKOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO-së

“Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese me manipulime  të tilla, qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë. Nëse do, le të japë dorëheqjen menjëherë Artan Grubi, por problemi nuk është vetëm BDI, por edhe SDS-ja të japë dorëheqje, por të parevokueshme dhe të shkojmë në zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare, se çdo gjë tjetër është zvarritje dhe lojëra”

Sipas zëdhënësit të partisë opozitare maqedonase, deklarata  e  Artan Grubit, që të heqin dorë nga kryeministri shqiptarë, do të jetë më e vështirë për ta pranuar nga LSDM-ja, sesa nga BDI, pasi siç thotë ai, nga LSDM dëshirojnë të kenë de fakto kryeministër Grubin.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING