(VIDEO) VMRO paralajmëroi in vitro falas që të rritet nataliteti

Gjashtë invitro falas, stimulim për fëmijën e parë dhe të dytë si dhe lehtësime tatimore për nënat. Kjo është një masë që po mendon ta vendos në funksion Qeveria, duke pasur parasysh siç thonë rënien serioze të fertilitetit. Deputetja e VMRO-DPMNE-së Beti Stamenkoska Trajkoska paralajmëron masa për uljen e natalitetit në vend.
Beti Stamenkoska Trajkoska, deputete e VMRO-DPMNE-së
“Qeveria paralajmëron një set masash, siç janë, 6 procedura invitro falas, stimulim për fëmijën e parë dhe të dytë që do të lindë, duke e liruar nënën nga tatimi personal i të ardhurave për një vit për fëmijën e parë të lindur, dy vite për fëmijën e dytë të lindur, për fëmijën e tretë dhe më shumë, çdo vit do të lirohet nga tatimi deri sa fëmija i parë të mbushë moshën madhore”.
Më tej ajo duke folur për shifrat ajo bëri të ditur se në vitin 2016 vendi ka pasur 23.000 foshnje të posalindura, tani kemi 16.737. Në vitin 2024, për një vit kanë lindur 9 000 fëmijë më pak sesa në vitin 2016. Statistikat siç shtoi janë edhe më shqetësuese nëse shikojmë numrat e mortalitetit. Në vitin 2024 kanë lindur 16.737 fëmijë ndërsa kanë vdekur 20 187 njerëz.
Më 4 korrik kryeministri Hristijan Mickoski tha se problemi demografik në vendin tonë është një kërcënim serioz dhe gjendja është alarmante. Si rrjedhoj paralajmëroi tatime të dyfishta për beqarët. Por dy ditë më vonë, ai ndërroi fjalët, tha se nuk do të vendoset taksë për beqarët dhe se qëllimi ka qenë të provokohet debat publik për shkak se është i shqetësuar për gjendjen demografike në vend.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/