(VIDEO) VMRO: MEPSO bashke me LSD-në dhe BDI-në i kanë shlyer 14 milionë euro borxhe kompanive

(VIDEO) VMRO: MEPSO bashke me LSD-në dhe BDI-në i kanë shlyer 14 milionë euro borxhe kompanive

MEPSO në kohën e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së i ka shlyer 14 milionë euro borxhe kompanive të tregtisë me energji elektrike, mes tyre edhe kompanisë së djalit të Musa Xhaferit, akuzuan sot nga VMRO DPMNE. Nga atje thonë se 14 milionë euro është dëmi që LSDM dhe BDI i bënë operatorit të transmetimit të energjisë. “Enti shtetëror i revizionit ka konstatuar parregullsi në punën e MEPSO-s, përkatësisht në vitin 2021, disa kompani të tregtisë me energji elektrike realizuan borxh prej 14 milionë eurove ndaj MEPSO-s. Të gjitha kompanitë janë të afërta me LSDM-në dhe BDI-në, njëra prej tyre, “U Pauer”, është edhe në pronësi të djalit të Musa Xhaferit, thuhet në komunikatën e tyre.

VMRO-DPMNE

LSDM dhe BDI shfrytëzuan MEPSO-n dhe Elektranat e Maqedonisë për të bërë miliona biznese . Nga djali i Musa Xhaferit, nipërit e Ali Ahmetit Drinit dhe Besianit, përmes Zoran Zaevit, Vice Zaevit, Venko Filipçes dhe Dimitar Kovaçevskit, nuk ka asnjë person nga kryesia e këtyre dy partive që nuk i është futur biznesit energjetik dhe nuk kanë fituar miliona gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së nga viti 2017 deri në vitin 2024”.

Ditën e sotme Burim Latifi nga Lidhja Demokratike është emëruar drejtor i ri në MEPSO.

Të premten është shkarkuar këshilli mbikëqyrës në MEPSO, ndërkaq nga dita e djeshme, në media kanë qarkulluar lajme se të premten, pas shkarkimit të këshillit mbikëqyrës, MEPSO në Drejtorinë e të ardhurave publike ka dorëzuar përllogaritje për pagesë të shpërblimeve për 100 të punësuar në vlerë prej 30% të pagës së tyre.

Në raportin e fundit për MEPSO-n, revizioni shtetëror ka konstatuar se MEPSO i ka shlyer një borxh prej 14 milionë eurosh kompanive të tregtisë me energji elektrike. Por MEPSO e mohoi duke pretenduar se “borxhi ishte i rezervuar”.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING