(VIDEO) VMRO: LSDM-ja nuk e zgjidhi problemin e ndotjes

(VIDEO) VMRO: LSDM-ja nuk e zgjidhi problemin e ndotjes

Partia në pushtet mohon akuzat e opozitës se po lejojnë ndotjen e vendit. VMRO-DPMNE deklaron se po punon për të zgjidhur problemet e qytetarëve në mënyrë të vazhdueshme, por problemet dekada të vjetra nuk mund të zgjidhen brenda natës. Sipas VMRO-DPMNE-së është e turpshme që LSDM të flasë nëse ajri është i ndotur apo jo, pasi që sipas tyre LSDM është një parti që do të mbahet mend vetëm për një gjë – domethënë, partia që ndërsa ishte në pushtet, në vend që të ofronte një zgjidhje për ajrin, doli për të protestuar.

VMRO DPMNE

Imagjinoni LSDM të vijë në pushtet dhe në vend që të fillojë punën, doli në rrugë, dhe askush tjetër përveç udhëheqësve të atëhershëm të partisë si ministra, si dhe zëvendësministrit të atëhershëm të Mjedisit, Jani Makraduli. Dhe, imagjinoni që protesta për ajër të pastër u mbështet nga kandidatët e tyre për kryetar bashkie në zgjedhjet e atëhershme të vitit 2017. Atëherë presidenti i atëhershëm i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev, premtoi të zgjidhte Vardarishten”

VMRO thekson se kandidatja aktuale për kryetar të Qytetit të Shkupit, Kaja Shukova, vjen nga sektori i ekologjisë, më saktësisht Ministria e Mjedisit ku ajo ishte edhe ministre, por ajo kurrë nuk ka dalë me ndonjë zgjidhje për ndonjë problem siç është ajri, mbeturinat.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING