(VIDEO) VMRO kërkon seancë për ASK-në, Rexhepi nuk e thërret sepse nuk ka certifikatë

(VIDEO) VMRO kërkon seancë për ASK-në, Rexhepi nuk e thërret sepse nuk ka certifikatë

Anëtarët e komisionit për mbikqyrje të punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë së intelegjencës i kanë bërë thirje kryetarit të këtij komisioni Skender Rexhepi, njëherit edhe deputet i “ Frontit Europian” që të caktojë seancë urgjente të komisionit. Anëtari i këtij komisioni Ljupço Prenxhov, deputet nga rradhët e VMRO-DPMNE-së tha se qëllimi është që të bëhet shqyrtim I plotë I të gjitha dyshimeve për veprime të paligjshme.

LJUPÇO PRENXHOV, ANËTAR I KOMISIONIT PËR MBIKQYRJEN E PUNËS SË AGJENCISË PËR SIGURI KOMBËTARE

I bëjmë thirrje publike Kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së ASK-së dhe AI-së, Skender Rexhepit nga Fronti Europian- BDI, që të caktojë seancë urgjente të komisionit. Qëllimi është që në seancë të shqyrtohen dyshimet shqetësuese për veprime të paligjshme në ANB, domethënë të përcaktohet një datë e saktë për një vizitë zyrtare në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, përmes së cilës do të kryejmë një inspektim të drejtpërdrejtë të situatës dhe një shqyrtim të plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me këto ngjarje”.

Ndërkaq kryetari i komisionit për mbikqyrje të punës së ASK-së Skender Rexhepi nga foltorja e kuvendit tha se nuk do ta thërasë komisionin për të caktuar seancë përderisa nuk posedon certificate sigurie. Ai tha se kërkesën për certificate e ka dorëzuar nga nëntori I vitit të kaluar por për të njejtën nuk ka marrë akoma as një përgjigje.

SKENDER REXHEPI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR MBIKQYRJEN E PUNËS SË AGJENCISË PËR SIGURI KOMBËTARE

Si kryetar I komisionit për sigurim shtetëror nuk do ta thërras seancën derisa nuk marr certificate të sigurisë. Këtë certificate e kam dorëzuar në nëntor, dhjetor vitin e kaluar dhe akoma nuk kam përgjigje andaj konsideroj që, nuk e lejoj që intergriteti i deputetit të jetë pjesë e shkelur nga funksionerë partiak të shërbimeve shtetërore, të cilët veprojnë kryekput në interesa të partive të tyre. Ja rasti konkret është se çdo vit nga po ato shërbime dalin skandale të reja që I bie që ato janë në shërbim të partive të tyre e aspak në shërbim të shtetit”.

Rexhepi tha se si koalicion kanë dorëzuar kërkesë per ndryshimin e ligjit për informata të klasifikuara me te cilin deputetët automatikisht do të marin dokumente për certifikata të sigurisë. Ai e theksoi edhe njëherë se perderisa nuk merr certifikatë nuk do ta thërasë komisionin sepse sipas tij cili është qëllimi që ai të jetë kryetar i një komisioni, në të cilin nuk mund ti sheh informacionet e klasifikuara. “Kuvendi ka të drejtë të thëras këtë seancë, le ta thërasë kryetari i kuvendit , do të shkojnë ato që kanë certifikata, puna nuk do të ndërprehet, nëse ato insistojnë që unë ta bëjë këtë atëherë ato duan që të mos zhvillohet kjo procedurë” tha Rexhepi.

Ndërsa deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski, për të cilin u përfol se dyshohet se është përgjuar në periudhën e tij si ministër i punëve të brendshme, I pyetur për këtë, tha se momentalisht nuk ka informacione bazike për rastin në fjalë dhe se pas zbardhjes së plotë të rastit kush do që ka shkelur ligjin duhet të ndëshkohet.

OLIVER SPASOVSKI, DEPUTET I LSDM-SË

Këtu nuk bëhet fjalë për atë se a i beson dikush dikujt apo jo, bëhet fjalë për një epilog përfundimtar institucional lidhur me këtë rast. Kështu që as ne as opinioni në këtë moment nuk duhet të jetë I ngarkuar se a I ka besuar dikush dikujt apo jo sespe ne nuk kemi informacione fillestare se a ka pasur operacione të tilla, çfarë kanë qenë, kush, pse. Konsideroj që nuk duhet kjo të shfrytëzohet si marketing për çështje politike dhe të mos vërtetohet, dua të jetë e vërtetuar dhe pastaj kush do që ka keqpërdorur detyrën të mbajë përgjegjësi”.

I pyetur lidhur me deklaratën e kryetarit të komisionit për mbikqyrje të punës së ASK-së Spasovski tha se të njejtit duhet ose ti jepet certifikata e sigurisë ose ti refuzohet dhe të përcaktohet një mënyrë tjetër për zhvillimin e mëtejshëm të këtij procesi, sepse siç tha ai ka plot mekanizma të tjerë të cilët mund të vihen në funksion.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING