(VIDEO) VMRO këmbëngul se nuk nevojitet takim liderësh
VMRO-DPMNE, asesi të pranojë kërkesën e LSDM, për një takim liderësh, pasi tensionet ndëretnike në vend kohës së fundit janë ashpërsuar.
Deputeti i VMRO-së, Mile Lefkov, thotë se nuk ka arsye për një takim të tillë, ndërsa akuzon partitë opozitare LSDM-në dhe BDI-në, se ata vetë i krijojnë problemet. Ai thekson se në këtë mënyrë, LSDM orvatet ta faktorizojnë Venko Filipçen si lider.
MILE LEFKOV,DEPUTET I VMRO-DPMNE
“Një takim liderësh nuk krijon liderë. Nëse kanë ndonjë temë për të diskutuar, ja ku është parlamenti ku mund të diskutojnë sa të duan. Nëse thonë diçka thelbësore dhe të mençur, sigurisht që do ta pranojmë. Por ne nuk e pranojmë takimin e liderëve sepse në mëngjes atyre u kujtohet se duhej një mënyrë për të faktorizuar veten për shkak të provokimeve që ata ose mentorët e tyre të BDI-së do t’i bëjnë në shtet. Nuk ka logjikë, nuk është as produktive për shtetin. Dhe së dyti, takim i liderëve nuk organizohet përmes mediave, nëse vërtet duan, e dinë rrugën”.
Kujtojmë se mardhëniet ndëretnike janë ndezur edhe më shumë pas festës së flamurit më 28 nëntor, ku shumë qytetarët të veshur kuq e zi dhe me flamuj në duar, vërshun disa qytete për të festuar. Ndërkaq, në disa video të shpërndara në rrjetet sociale, dolën në pah disa skena, duku u poshtëruar flamuri maqedonasë, e më pastaj në ato video u pa se përveç poshtërimin dhe fjalëve banale për shqiptarët, u dogjën edhe falmuj kombëtare shqiptarë në disa lokacione të ndryshme. Ndërkaq, për këto vijuan më pas një sërë reagimesh nga partitë politike, ndërsa policia lidhur me incidentet ka arrestuar disa persona.
Samir Mustafa /SHENJA/