(VIDEO) VMRO-ja vazhdon ta godas BDI-në për rastin Drin Ahmeti

(VIDEO) VMRO-ja vazhdon ta godas BDI-në për rastin Drin Ahmeti

Shtet i grabitur, Drin Ahmeti ka marrë tenderë miliona, edhe pse e ka dëmtuar Buxhetin dhe qeveria e LSDM-së dhe BDI-së është dashur t’ia marr licencën”, deklaroi në konferencën e sotme deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov. Ai theksoi se Drin Ahmeti përmes Everestit me të cilin ka shfrytëzuar burimet minerale më shumë se sa ka deklaruar dhe paguar shtetit, në vend që të përballet me sanksion dhe heqje licence nën mbrojtjen e Ministrisë së Ekonomisë së Kreshnik Bekteshit, ka vazhduar punën, dhe si e tillë ka fituar miliona tenderë.

MILE LEFKOV DEPUTET I VMRO-SË

Për shkak se Bekteshi nuk ia morri koncesionin Drin Ahmetit, edhe pse duhej ai vazhdoi të punonte dhe si i tillë mori tenderat. Përkatësisht, kompania figuron si bartëse e kontratave për prokurim publik në institucionet shtetërore “EMV” në vlerë të përgjithshme prej 7.670.000 denarëve me TVSH dhe kontratë për furnizim publik me Ndërmarjen “Ujësjellës-Kanalizim” – Prilep në vlerë të përgjithshme prej 944.000 denarë me TVSH”.

Lefkov tha se mbi 8 milionë e gjysmë denarë janë tenderët që ka marrë kompania e Ahmetit, në të cilat ai nuk do të merrte pjesë nëse qeveria e LSDM-së dhe BDI-së dhe Kreshenik Bekteshi do të vepronin sipas ligjit.

MILE LEFKOV DEPUTET I VMRO-SË

Autoritetet e LSDM-së dhe BDI-së dhe njerëzit e tyre në Ministrinë e Ekonomisë e dinin se koncesionari nuk ka dorëzuar raporte gjeodezike me llogaritjen e sasive të zbuluara të lëndëve minerale, të parashikuara në një nen të Ligjit për Burimet Minerale, si dhe nuk i ka paguar tarifat koncesionare të përcaktuara me marrëveshjen e lidhur, përkundër kësaj, ato i kanë mundësuar kompanisë së Ahmetit të shfrytëzojë përfitimet e koncesionit dhe të krijojë të ardhura pa ndërprerje”.

Lefkov tha se kështu ngjajnë institucionet që nuk punojnë për qytetarët, por për elitat në pushtet. Ai thotë se kjo kohë ka mbaruar, dhe tani të gjithë janë më të zhurmshëm me gënjeshtra dhe shpifje si LSDM dhe si BDI. “Por sado të gënjejnë dhe shpifin, duhet ta dinë se përgjegjësia për çdo parregullsi që kanë bërë po vjen”, thekson ai.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING