(VIDEO) VMRO Heqim dorë nga qeveria teknike për t’ia pamundësuar BDI-së kryeministrin shqiptar
Partia e Mickoskit, e cila beson se do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardshme, është shprehur e gatshme që të heqë dorë nga praktika e Qeverisë teknike 100 ditë para daljes në kutitë e votimit. Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së deklaroi se këtë e bëjnë vetëm për të pamundësuar që BDI të marrë kryeministrin teknik.
MILE LEFKOV, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË
“Të fillojmë të numërojë që nga dyqanet e Artan Grubit dhe vëllait të tij, hotelet e Shapkës, ligjet e lojërave të fatit, deri te qiratë miliona që do të paguajë Lotaria, te politikani më kriminal në Maqedoninë e Veriut. Kujtojmë të bëmat e Bujar Osmanit, i cili kërkon të qëndrojë me dorëza, është kapur duke i dhënë tender miliona dollarësh një donatori të partisë BDI“
Lefkov deklaroi gjithashtu se familja e Ahmetit po noton në biznese dhe marrëveshje miliona dollarëshe dhe se BDI është një term për veprimtari të paligjshme.
MILE LEFKOV, DEPUTETI I VMRO-DPMNE-SË
“BDI është një term për veprimtari të paligjshme. Shembulli më i fundit për këtë është pasuria e padeklaruar e drejtorit të Inspektoratit Ndërtimor, Fatmir Arifi, i cili i kapur në një veprim të kundërligjshëm ka akuzuar punonjësit e inspektoratit për shkak se nuk ka deklaruar pronën. Ose thjesht, kablloja është përsëri e gabuar. Dhe kur duan ta shohin veten nga prizmi i sulmit të shqiptarëve, le ta pranojnë se shqiptarët i sulmojnë për 7 vjet me radhë. Për shkak të tyre shqiptarët emigrojnë njësoj si maqedonasit”.