(VIDEO) VMRO fiton 54 komuna dhe qytetin e Shkupit, VLEN 9, LSDM 6, AKI 4
Dy ciklet lokale zgjedhore, zgjodhën 76 kryetarë komunash.
Edhe në rrethin e dytë ashtu sikur në raundin e parë, më shumë komuna fitoi VMRO-DPMNE, me 21 komuna të fituara dhe Qytetin e Shkupit. Pastaj renditet koalicioni Vlen me 4 komuna. Tre komuna fitoi edhe LSDM. AKI 1 komunë.
VRMO-DPMNE fitoi në Aerodrom, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Lozovë, Makedonski Brod, Mogilë, Negotinë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Çeshinovë-Obleshevë dhe Çucer-Sandovë.
VLEN triumfoi në Tetovë, Dollnen, Dibër dhe Bogovinën.
LSDM mori Qendrën, Zërnovcin dhe Makedonska Kamenicën.
AKI mori komunën e Studeniçanit.
Unioni i Romëve fitoi komunën e Shuto Orizares.
Partia Znam fitoi Kumanovën.
Në Strugë korri fitore kandidati i pavarur Mendi Qyra, i cili u përkrah nga koalicioni VLEN.
Sa i përket dy raundeve zgjedhori VMRO ka siguruar fitoren e 54 komunave dhe Qytetin e Shkupit. Koalicioni VLEN do të drejtoj 9 komuna, LSDM 6, AKI do të ketë 4 kryetarë komunash.
Katër komuna kanë mbetur ende pa zgjidhur kryetarin, pasi në rrethin e parë nuk u arrit cenzusi. Në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, do të votohet 60 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

