(VIDEO) VMRO e quan fitore dorëheqjen e kryeprokurorit, LSDM akuzon

(VIDEO) VMRO e quan fitore dorëheqjen e kryeprokurorit, LSDM akuzon

Dorëheqja e Ljupço Kocevskit për VMRO-DPMNE-në përfaqëson fitore të rëndësishme për sundimin e ligjit. Kjo dorëheqje i jep fund një periudhe të errët në të cilën prokuroria perceptohej si një mekanizëm partiak, jo si një institucion i pavarur në shërbim të ligjit.

Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE

Për herë të parë edhe vetë prokurori e pranoi atë që gjithë opinion e thoshte: se Prokurori Publik nuk mund të vazhdoj të funksionoj me legjitimitet të humbur, nën barrën e ndikimit politik dhe me drejtësi selektive”.

E nga LSDM thonë se gjithçka është sinkronizuar. VMRO dhe Mickoski shtojnë ata po e marrin gjyqësorin dhe prokurorinë.

LSDM

Presioni për ndërrimin e Prokurorit Publik është pjesë e skenarit të DPMNE-së dhe Mickoskit për marrje të plotë të prokurorisë dhe gjyqësorit. Përndjekje politike, akuza të sajuara penale, lajme të rreme, manipulim, abuzim me institucionet, partizim. Madje e liruan edhe Katica Janevën për të ju shërbyer si mjet në fushatën politike”.

VMRO vazhdimisht e ka akuzuar LSDM-në se Kocevski është prokurori i tyre dhe i mbron funksionarët e tyre. Kocevski në krye të Prokurorisë është zgjedhur gjatë qeverisjes së kaluar LSDM–BDI.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING