(VIDEO) VMRO: Drejtorët u dënuan ndërsa Filipçen e mbrojnë “gjykatësit e kapur”

(VIDEO) VMRO: Drejtorët u dënuan ndërsa Filipçen e mbrojnë “gjykatësit e kapur”

“Venko Filipçe spitalet modulare i ka bërë tekstualisht si kuti kartoni, që digjen në sekond”. Kështu ka thënë Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE, në siç i kanë quajtur ata preskonferencat e përditshme për të zbuluar të vërtetën e spitalit modular në Tetovë që u mori jetën e 14 personave. Sipas kësaj partie, ish ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është figura kryesore e kësaj afere dhe  siç akuzojnë ata, ai edhe pse e ka ditur se nuk guxon ka lejuar ndërtimin e spitaleve modulare me materiale që nuk janë rezistente ndaj zjarrit.

Sipas denoncimeve të VMRO-së, drejtorët e spitaleve mbarë vendit e kanë kundërshtuar ndërtimin e këtyre spitaleve modulare.

 Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE

“Artan Etemi, ish drejtor ekonomik i spitalit të Tetovës, që është i dënuar me 1 vit e 5 muaj burg për rastin e spitalit modular, deri në momentin e fundit ka kundërshtuar që ta pranoj dhe ta lëshoj në përdorim spitalin modular sepse ato nuk ishin të pajisura për të ofruar kujdes shëndetësor dhe mjekësor dhe as nuk ishin brenda kornizës së rregulloreve ligjore”.

VMRO pyet se përse Filipçe ka shpëtuar nga përndjekja penale dhe se a po e mbron atë Prokuroria dhe gjykatësit.

Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE

“A po e mbron Prokuroria Publike Filipçen? Përse ish drejtorët e spitalit të Tetovës thanë se fajtori i vërtetë duhej të ulej pranë tyre në bankën e të akuzuarëve? Përse Filipçe ka shpëtuar nga gjithë kjo situatë? A punojnë gjykatësit për të, në shenjë falenderimi për mundësinë që të zgjidhen gjykatës?”

VMRO-DPMNE bënë me dije se serinë e pres konferencave për rastin e spitalin modular do ta vazhdojnë edhe të hënën, në të cilën thonë se do të shpalosin skandale që kanë të bëjnë me marrëveshjet mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe bartësit të prokurimit publik.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING