(VIDEO) VMRO-DPMNE: Qeveria po i hapë rrugë nëntokës bullgare të bixhozit

(VIDEO) VMRO-DPMNE: Qeveria po i hapë rrugë nëntokës bullgare të bixhozit

Qeveria i ka hapur derën nëntokës bullgare të futen me biznese bixhozi në Maqedoni. Kështu akuzojnë qeverinë nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. Sipas tyre, qeveria e BDI-së dhe LSDM-së, me nënshkrimin e Artan Grubit, i kanë mundësuar përmes partneritetit për Llotarinë Shtetërore dhe një partnerit privat,  të hapen edhe tre kompani të reja për Bixhoz.

VMRO-DPMNE

“Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së, në vend që të bëjnë investime, për qytetarët ofrojnë më shumë kumar dhe i varfërojnë. Kovaçevski fshehet dhe hesht. Atë që Grubi e ka nënshkruar njoftimin dhe ndoshta përmes bashkëpuntorit të tij, i cili është drejtor në Llotari, e udheqë të gjithë këtë projekt, nuk e amniston Kovaçevskin nga skandali i tij. Në të kundërtën at e bënë përgjegjës drejtpërdrejtë, sepsei  kanë mundësuar nëntokës  bullgare të drejtojë biznese në Maqedoni”.

Sipas partisë opozitare, bëhet fjaë për Vasill Bozhkov nga Bullgaria, i cili sipas VMRO-së është i lidhur me lidhjet ruse dhe akuzohet për ryshfet ndaj zyrtarëve në Bullgari dhe rajon , përmes të cilit  ka zgjeruar  perandorinë e tij të lojërave të fatit.

Nga VMRO, më tej deklarojnë se nëse  prokuroria  nuk merr masa, pas ndryshimit të qeverisë, kjo çështje do të hetohet dhe sanksionohet plotësisht. Ata shtojnë se  askush nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING