(VIDEO) VMRO do të marrë pjesë në debatin parlamentar për ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) VMRO do të marrë pjesë në debatin parlamentar për ndryshimet kushtetuese

Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të marrin pjesë në debatin për ndryshimet kushtetuese të Komisionit Parlamentar për Çështje Kushtetuese, të cilin kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e caktoi për të martën, më 25 korrik në ora 10:00.

VMRO-DPMNE

“Deputetët do të marrin pjesë në debat, ku do të shprehin qartë argumentet kundër ndryshimeve kushtetuese dhe së shpejti do të bëhet e qartë se qeveria nuk ka shumicë për ta”.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ditë më parë tha se do të konsultohet me grupin parlamentar për mënyrën e funksionimit të deputetëve të VMRO-së në Komision dhe seancë. Ai dje në një deklaratë për media tha se pas daljes publike dhe paraqitjes së Propozimit për ndryshimin e Kushtetutës në Kuvend, pozita e Maqedonisë po përkeqësohet në mënyrë dramatike dhe se kjo do të ketë ndikim edhe në të ardhmen. I vetmi konsensus që mund të arrihet me qeverinë dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, tha ai, është data e zgjedhjeve.

Iniciativa për ndryshimin e Kushtetutës të mërkurën arriti  në Kuvend, ndërsa  kryeparlamentari Talat Xhaferi e caktoi seancën e Komisionit kushtetues për më 25 korrik, ndërsa seancën plenare kryeparlamentari Talat Xhaferri e ka caktuar për më 18 gusht.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING