(VIDEO) VMRO do të diskutojë për kandidatët për ministra dhe zv/ministra më 11 janar
Qëndrimi im është i qartë, Talat Xhaferi nuk e meriton përkrahjen e VMRO-DPMNE-së dhe do të përmbahemi nga votimi i Qeverisë teknike. Kështu deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Për emrat e ministrave dhe zëvendës ministrave që do të emërohen për Qeverinë teknike, Mickoski tha së më 11 janar e kanë mbledhjen e Komitetit Qëndror dhe ekzekutiv të partisë dhe aty do të diskutojnë për këtë çështje.
Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së
“Më 11 janar do të kemi Komitetin Ekzekutiv dhe Komitetin Qëndror të partisë dhe do të bisedojmë mbi këtë temë, ditët që pasojnë do të dihen emrat. Qëndrimi im është i qartë dhe do ta shpreh edhe në Komitetin Qëndror dhe Ekzekutiv, Talat Xhaferi nuk e meriton përkrahejn e VMRO-DPMNE-së, dhe do të përmbahemi nga votimi”.
Kurse për antarin e KSHZ-së, ai tha se po e analizojnë situatën.
Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së
“E analizojmë situatën, nuk dëshirojmë të lejojmë edhe më tej tërbimin e Spasovskit, Kovaçevskit, Zeçeviqit, Mariçiqit, Ahmetit, Bujar Osmanit, Artan Grubit dhe të tjerëve dhe me shumë kujdes do të mendojmë si do të sillemi periudhën që vijon”.
Ai më tej bëri me dije se ende nuk ka marrë ftesë për takim liderësh. Kurse shtoi se ende nuk kanë emër për kandidatin për president.
Emine Ismaili /SHENJA/