(VIDEO) VMRO dhe ZNAM bisedojnë për mundësinë e bashkëqeverisjes

(VIDEO) VMRO dhe ZNAM bisedojnë për mundësinë e bashkëqeverisjes

Partia fituese e zgjedhjeve VMRO-DPMNE krahas negociatave me koalicionin VLEN, ka nisur edhe me Lëvizjen ZNAM të Maksim Dimitrievskit. Nga Lëvizja Znam kanë njoftuar se është mbajtur takim për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në nivel të nënkryetarëve të partive, në të cilin është biseduar për përcaktimet strategjike, parimet politike dhe platformën politike për bashkëpunim.

LËVIZJA “ZNAM”

“Platformën tonë e bazojmë në shtyllat ideologjike – Maqedoni bashkëkohore, demokratike, shtet evropian bazuar në vlerat e ASNOM-it dhe Ilindenit dhe integrimin në BE në mënyrë dinjitoze. Republika e Maqedonisë shtet ku do të ketë drejtësi për të gjithë dhe tolerancë zero për korrupsionin, Maqedonia si shtet i vetqëndrueshëm ku do të prodhojë ushqim dhe energji të mjaftueshme për nevojat e saj, reforma të përshpejtuara dhe efikase në ekonomi dhe politikat sociale për të përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve dhe raporte stabile ndëretnike”

Ndërkaq nga VMRO-DPMNE, informuan se bisedimet me partnerët e koalicionit për Qeverinë e ardhshme janë në fazë të avancuar mirëpo ende nuk ka marrëveshje përfundimtare. Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është se kanë konsoliduar 61 deputetë dhe siç kanë paralajmëruar, Qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor. /SHENJA/

MARKETING