(VIDEO) VMRO dhe LSDM përplasen për Borisovin dhe Bullgarinë

(VIDEO) VMRO dhe LSDM përplasen për Borisovin dhe Bullgarinë

“Pasi  Bojko Borisov dje u lavdërua se personalisht e ka përgatitur propozimin me fshirjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase, parashtrohet pyetja, cili është roli i LSD-së, Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes në gjithë këtë?”. Kështu pyesin nga VMRO-DPMNE, pasi një ditë më parë ish kryeministri bullgar Bojko Borisov, duke ju referuar vendimit të fundit të Parlamentit Evropian për heqjen e gjuhës dhe identietit maqedonas nga rapotri për vendin tonë, shtetasve të tij u tha se ‘Kur jemi të bashkuar, mund të kemi rezultate të këtilla’.

Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Posaqërisht kur duhet të kemi parasysh se Zoran Zaev për Borisovin thoshte se e ka vëlla, kurse Stevo Pendarovski i dërgonte përshëndetje nga Zaev, duke e quajtur ‘Bojko, i dashur’. Gjithashtu, po i njejti Zoran Zaev thoshte se populli maqedonas dhe bullgar, janë të njejtë dhe  flasin të njejtën gjuhë”.

‘Pasi çdo ditë publikohen informacione se e gjithëudhëheqja e VMRO-DPMNE-së ka shtet rezervë dhe pasaportë rezervë, përpjekjet e Mile Lefkov për të akuzuar LSDM-në për çdo gjë që lidhet me Bullgarinë ose për të shitur patriotizëm të rremë, janë qesharake’. Kështu u përgjigjën nga LSDM-ja.

LSDM

“Realiteti është se DPMNE ka kaq shumë shtetas bullgarë në udhëheqjen e saj saqë, nëse dëshiron, mund të formojë qeveri në Bullgari. Ne u themi të ndalen, sepse janë lexuar si një abetare nga qytetarët dhe vetëm se po ngecin më tej në historinë e patriotëve dhe tradhtarëve. Në mëngjes gëzojnë përfitimet e të qenit qytetarë të BE-së, dhe pasdite bëjnë gjithçka për të penguar vendin të hyjë në BE”.

Borisov gjithashtu kishte thënë se në javët e fundit, ka zhvilluar një sërë diskutimesh me udhëheqës evropianë dhe përfaqësues të familjeve kryesore politike në BE dhe siç u shpreh, u ka shpjeguar se dokumentet evropiane nuk duhet të përdoren për propagandë nacionaliste, por duhet t’i shërbejnë të vërtetës dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ndërsa shtoi se shprehet i kënaqur që zëri i Bullgarisë është dëgjuar.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING