(VIDEO) VMRO dhe LSDM përlasen verbalisht për ajrin e ndotur

(VIDEO) VMRO dhe LSDM përlasen verbalisht për ajrin e ndotur

Ajri i ndotur që ka kapluar vendin, ku qyteti i Shkupit radhitet ndër 10 vendet e para në botë për ajrë më të ndotur, ka përplasur sot LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në.

Nënkryetarja e LSDM-së, Kaja Shukova, thotë se qyteatarët po ngulfatën nga ajri i ndrotur, ndërsa shton se qeveria duhet të marrë masa urgjente. Sipas saj, Qeveria e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-ja jo vetëm që nuk ndërmerr masa serioze, por edhe zvogëlon mjetet për luftimin e ndotjes së ajrit për 51%. Kurse, në buxhetin e vitit 2025 Shukova tha se nuk janë përfshirë as programet mjedisore që janë realizuar me sukses me vite.

KAJA SHUKOVA, NËNKRYETARE E LSDM-SË

Shkupi, kryeqyteti i vendit tonë, është sërish në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Sipas raporteve të UNICEF-it, qytetarët e Shkupit, Tetovës, Kumanovës dhe Velesit kanë më shumë se 3 muaj që thithin ajër të ndotur. Nga ana tjetër, Banka Botërore paralajmëron se ndotja vret 2800 bashkëqytetarë tanë çdo vit”.

E, nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, akuzojnë LSDM-në, se për shtatë vjet sa kanë qenë në pushtet, nuk kanë arritur ta ulin ndotjen e ajrin as për 1 për qind, ndërsa premtojnë se qeveria do ta luftojë me hapa kontret ajrin e ndotur.

VMRO-DPMNE

SDS me partnerin e tyre kriminal BDI, në vend që të merreshin me uljen e ndotjes së ajrit, kërkonin t’i mbusheshin më shumë xhepat e tyre. Në të kundërt, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të luftojë kundër ndotjes së ajrit përmes hapave konkretë me subvencione për klimat me inverter, mbështetje financiare për teknologjitë mjedisore, pyllzimin dhe gazifikimi i përshpejtuar”.

Ndërkaq, ish-partia në pushtet LSDM theksojnë se disa masa që tani prezantohen si “të reja” nga Qeveria aktuale janë në fakt vazhdimësi e politikave të tyre të zbatuara me sukses.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING