(VIDEO) VMRO dhe LSDM akuzojnë njëra-tjetrën për “shkatërrimin e shtetit”
VMRO DPMNE ka reaguar në lidhje me deklaratat e nënkryetares së LSDM-së Fani Karanfilova Panovska e cila tha se për gjashtë muaj VMRO DPMNE shkatërroi gjithçka që kishte zbatuar LSDM-ja si politika të mira me të cilat qytetarët ishin të kënaqur. Nga VMRO thonë se kryesia e re e LSDM-së duket se nuk e kujton se ishin në pushtet deri para gjashtë muajsh dhe shtatë vjet pushtet i tandemit kriminal LSDM dhe BDI, çuan në shembje të sistemit dhe rritje të krimit dhe korrupsionit.
VMRO-DPMNE
“Shtatë vitet e pushtetit të tandemit kriminal LSDM dhe BDI nuk bënë asgjë për rritjen e pagave në arsim, shëndetësi, administratë e të tjera. Shtatë vite në pushtet të tandemit kriminal LSDM dhe BDI, kanë bërë tendera privat, kanë vjedhur Buxhetin, gati ishim duke falimentimuar si vend. Për shtatë vite të pushtetit inflacioni ishte dyshifror, pagat nuk lëvizën, as çmimet në tregje nuk u ulën”.
Karanfilova Panovska nga LSDM në një intervistë tha se standardi jetësor i qytetarëve është ulur dhe qytetarët kanë gjithnjë e më pak para në xhepat e tyre vetëm sepse VMRO-ja vendosi të mos vazhdojë me politikat e LSDM-së për rritjen e pagave minimale dhe mesatare dhe vendosi masa për gjoja uljen e çmimeve, të cilat siç thotë ajo pasuruan vetëm xhepat e tregtarëve.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/