(VIDEO) VMRO dhe LSDM akuzojnë njëra-tjetrën për pajisjet për shuarjen e zjarrit

(VIDEO) VMRO dhe LSDM akuzojnë njëra-tjetrën për pajisjet për shuarjen e zjarrit

Zjarret vazhdojnë të përhapen mbarë vendit dhe të sfidojnë institucionet. Sipas njoftimit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave, aktualisht aktive janë 12 vatra zjarri.

Tabel: Qendra e Menaxhimit të Krizave

“Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 33 zjarre në hapësira të hapura:

  • 12 janë aktive,
  • 5 janë nën kontroll,
  • 16 janë të shuar plotësisht.”

Ndërkohë, partitë maqedonase “garojnë” të fajësojnë njëra tjetrën, se cila parti po e keqpërdor më shumë pushtetin dhe paratë për gjëra të tjera e nuk kanë investuar në pajisjet për shuarje zjarri.

Nga LSDM akuzojnë partinë në pushtet se përshkak siç thonë paaftësisë së VMRO-DPMNE-së po digjet 20% e territorit të shtetit.

LSDM

“Vitin e kaluar, Hristijan Mickoski premtonte revizion dhe modernizim të sistemit për mbrojtje nga zjarret. Sot shohim degradim të plotë të sistemit. Në vend të veturave të reja të zjarrfikësve, blihen telefona zyrtar 7 milion euro. Në vend të aeroplanëve për shuarjen e zjarreve dhe pilotëve-Qeveria shpenzon para për fluturime private, hotele luksoze, ushqim të shtrenjtë deti”.

Kurse nga VMRO ju përgjigjen se një pjesë e madhe e zjarreve shkaktohet qëllimisht, por pyesin LSDM-në opozitare se cili është përfitimi i tyre që të gëzohen për zjarret që po kaplojnë vendin.

VMRO-DPMNE

“LSD është një partia që, në vend që t’u kërkojë falje qytetarëve që i ka lënë njësitë e zjarrfikësve pa pajisje të mjaftueshme për t’u përballur me zjarret, gëzohet për çdo zjarr që përfshin vendin. Për shtatë vjet në pushtet, LSD, në vend që të blinte pajisje dhe automjete për shërbimet, bleu vetëm automjete të rehatshme për zyrtarët e saj”.

Sipas autoriteteve, përveç temperaturave shumë të larta këtë periudhë, disa prej zjarreve dyshohet se janë shkaktuar qëllimisht nga persona të papërgjegjshëm, të cilët tashmë po ndiqen penalisht.

Emine Ismaili /SHENJA/ 

MARKETING